FB

March 2, 2022 | 8:18

“Jam i mërzitur për sharjet snobiste nga mamaja për të dashurën time”- letër për Coleen

Një lexues i shkruan Coleen Nolan, pas një konflikti të madh me nënën, për gruan me të cilën dëshiron të martohej. E dashura e tij ka një djalë pesë vjeç dhe një ish në burg.

0_js253735740

E dashur Coleen,

Unë jam një djalë 20-vjeçar në vitin e fundit të universitetit. Prej kohësh, jam në konflikt të vazhdueshëm me mamanë, për shkak të të dashurës time. Ajo është një vajzë vendase që jeton pranë universitetit dhe punon në një lokal studentor. Unë jam çmendurisht i dashuruar me të dhe planifikoj t’i kërkoj të martohet me mua pasi të përfundojë universiteti. Problemi është se ajo ka një ish që është në burg dhe një djalë pesë vjeç. Madje ajo është edhe më e madhe se unë. Mamaja ime u tregua e pasjellshme kur i tregova për të dashurën time. Ajo më thoshte gjithmonë së isha duke shkatërruar jetën, duke u lidhur me një banakiere me fëmijë, babai i së cilës ishte kriminel. Ishin vërtet gjëra të pakëndshme dhe që atëherë nuk kam folur me të, edhe pse babai im është përpjekur maksimalisht të jetë paqebërësi në gjithë këtë. Ndihem shumë i zhgënjyer nga mamaja ime për këto pikëpamje miope. Ajo nuk e ka takuar të dashurën time, ta shikonte se sa person i bukur dhe inteligjent është. Sa për djalin e saj, ai është gjithashtu i mrekullueshëm.

Mund të më ndihmoni?

 

7_coleen-nolan-cropped-for-columnpng

Coleen:

Oh! OK, është e qartë se mamaja jote është mjaft e inatosur. Zemërimi e ka pushtuar dhe ajo ka thënë disa gjëra, për të cilat shpresoj se do të pendohet sapo të ketë pak kohë për të menduar. Më duket sikur ajo po e jeton jetën e saj përmes teje dhe diploma jote do të thotë për të më shumë sesa duhet. Nuk është e drejtë ta bësh këtë as për paratë, ajo mund të paguajë për studimet e tua, por kjo ende nuk i jep asaj të drejtën të të tregojë se me kë mund të takohesh e të krijosh marrëdhënie. Me sa mund të kuptoj, kjo marrëdhënie nuk po ndikon gjithsesi në studimet e tua dhe ti planifikon të diplomohesh e të shkosh në fuqinë punëtore. Ndoshta në vend që të flasësh me të, hidhi ndjenjat e tua në një letër dhe jepi kohë të mendojë për atë që ka thënë. Si nënë vetë, i kuptoj ato ndjenja për më të mirën e fëmijës, por të gjithë prindërit duhet të pranojnë se fëmijët e tyre duhet të jetojnë jetën që ata dëshirojnë të kenë. Gjithashtu, siguroje atë se po studion shumë dhe se ajo nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në këtë drejtim. Shpresoj që nëna jote të takojë të dashurën tënde dhe ta shohë mirësine e saj. Më duket sikur ajo po bën një punë të shkëlqyer për të qenë prind i vetëm dhe duke punuar për të mbështetur djalin e saj. Paç fat!

 

Përgatiti K.I / Burimi mirror.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top