Në fokus

February 28, 2020 | 8:30

Jam në dietë, kam eliminuar zilinë, gënjeshtrat dhe thërrimet e dashurisë

Jam në dietë. Kam eliminuar lajkatimet e panevojshme, falsitetin e marrëdhënieve sterile, hipokrizinë e fshehur pas përqafimeve dhe thërrimet e dashurisë.

Mjaft me thërrime dashurie dhe mjaft me urinë për vëmendje. Ajo do të kalojë. Jam në dietë sepse një ditë zgjohesh dhe kupton se pesha që mban brenda, përpjekja mendore që bën për të lëvizur mendimet, janë pasojë e gjithçkaje përreth jush. Më në fund një ditë hapni sytë dhe shihni se në pjatën tuaj, në qilarin tuaj, ka pak ushqime të shëndetshme. Pjesa tjetër është i gjithi ushqim i dëmshëm.

Unë jam në dietë dhe asgjë apo askush nuk do të më largojë nga synimet e mia. Jo, mos më tundoni. Do rezistojë. Uria do të kalojë. Për shumë kohë e kam ushqyer veten gabim. E mbusha zemrën me gënjeshtra që më shërbenin në mënyrë elegante. Për një kohë të gjatë, e lash shpirtin të zbutet me joshjet e mbështjella me letër të artë.

Jam në dietë, pasi i lejova të ushqejnë pasiguritë  dhe dobësitë e mia. Pasi pagova çdo ushqim me një çmim të lartë. Besimi im u tradhtua, krenaria ime u shkel.  Sot jam në dietë. Nga ai ushqim nuk e ha më. Dhe si të gjitha dietat nuk është aspak e lehtë. Kur vetmia ju sjell ftesën për t’ju bërë shoqëri, nuk është e thjeshtë të thuash jo.

Jam në dietë, pasi dua të rizbuloj vlerën time, të ushqehem me gjithçka që është autentike dhe që më ngjan mua. Ndershmëria nuk shërbehet në mënyrë elegante, thjeshtësia nuk ka mbështjellje të artë dhe e vërteta shpesh është lakuriq dhe nuk verbon.  Jam në dietë, ndonjëherë jam e uritur, por nuk heq dorë. Unë vazhdoj të ushqehem me gjithçka që është e mirë për mua dhe nuk ha më shumë thërrime. Dhe për të gjithë ata që po kuptojnë mungesën time dua t’u them: Nuk kam më vend në qilarin tim, mbeturinat presin jashtë, në kopsht. Për t’u hedhur.

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top