Këshilla & Arsye

February 28, 2020 | 8:40

Nëna, shpjegojuni fëmijëve tuaj se çfarë po ndodh

Ne gjithmonë duam t’i mbrojmë fëmijët tanë, por pavarësisht kësaj ata kanë gjithmonë të drejtë dhe detyrë të dinë se çfarë po ndodh në vendin tonë tani që Coronavirus po përhapet më shpejt se kurrë. Pasojat e kësaj epidemie duhet t’u shpjegohen edhe të vegjëlve, megjithëse me një ndjeshmëri të caktuar.

Shpjegojuni vogëlushëve se çfarë është Coronavirus

Ne nuk mund t’ua fshehim të vërtetën për situatën. Detyra e secilit prind është të mbrojë fëmijët e tyre, por t’i mësojë ata për jetën, duke fshehur atë që po përjeton vendi ynë mund të jetë kundërproduktiv.

Si t’u përgjigjeni fëmijëve

Të vegjlit nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ata shohin njerëz që ecin në rrugë me një maskë dhe perceptojnë ankthin dhe shqetësimin e të rriturve. Kështu që ka ardhur koha për t’iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve.

Mos e zvogëloni problemin

Zvogëlimi i problemit ose pretendimi se nuk ekziston mund të jetë kundërproduktiv. Prandaj është e nevojshme t’u tregoni të vërtetën fëmijëve, natyrisht duke shmangur sensacionalizmin ose alarmizmin.

Ndryshimi i zakoneve

Fëmijët 3 vjeç e lart e perceptojnë ndryshimin në zakonet ditore. Po në lidhje me ata që jetojnë në qytete të karantinuara që u është dashur të braktisin menjëherë shkollat dhe parqet publike për të kaluar ditët e tyre në shtëpi?

Duhet të jemi të sinqertë

Ne nuk mund t’i gënjejmë fëmijët tanë dhe të pretendojmë se ajo që po përjetojmë është një lojë. Detyra e një prindi është të jetë i sinqertë duke shpjeguar se çfarë është një virus dhe çfarë mund të bëjmë për të parandaluar infeksionin.

Shpjegoni parandalimin

Pasi Coronavirus u është shpjeguar vogëlushëve, ju gjithashtu mund t’u mësoni atyre se sa i rëndësishëm është parandalimi dhe t’i ftoni ata që të lajnë gjithmonë duart, pas çdo kontakti të jashtëm. Kjo do t’i bëjë ata më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm.

Asnjë ankth në shtëpi

Është e rëndësishme të jesh i qartë në mënyrë që fëmijët tuaj të besojnë në fjalët tuaja. Në të vërtetë, fëmijët kanë tendencë të shqetësohen nëse i shohin prindërit e tyre në ankth dhe arrijnë në përfundimin se nëna dhe babai po fshehin diçka serioze.

Fëmijët në shtëpi

Për t’u garantuar fëmijëve dritë në zemrën e tyre dhe për t’i parandaluar ata të ndiejnë peshën e asaj që po ndodh, organizoni aktivitete me ta: lexime, detyra shtëpie dhe lojëra. Përgatitni së bashku me ëmbëlsira, bëni gjimnastikë. E mira është t’i lini mënjanë telefonat inteligjentë dhe rrjetet sociale.

Rrjetet sociale dhe Coronavirus

Nëse është e vërtetë që duhet të jemi të sinqertë me fëmijët, është po aq e rëndësishme të mos krijoni alarmizëm ose ankth. Në këtë rast, detyra jonë është të monitorojmë nga fëmijët hyrjen në internet dhe rrjetet sociale, ku mund të lexojnë informacione false ose jo të plotë të transmetuara nga burime jo kompetente.

 

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top