Në fokus

January 5, 2018 | 9:30

“Jam shumë i sigurt se jam një sociopat…”

1

“Jam shumë i sigurt se jam një sociopat. Ose diçka e tillë. Prindërit e mi ishin pilotë, kështu që e kalova shumicën e fëmijërisë sime në një ishull të vogël në Tunizi. Isha aq i izoluar saqë shpikja biseda me veten.

Me kalimin e kohës, në shkollë të mesme, u bëra një përbindësh. Më interesonte vetëm të isha më i miri. Isha një gangster. Argumentoja vetëm për hir të argumentimit dhe shkatërroja çdo lloj besimi, vetëm që të fitoja, pra të kisha të drejtë.

Sjellja ime tani është e ndryshme. Po mendoj që ende jam një sociopat. Nuk jam i sigurt që ndjej empati, edhe pse vazhdimisht përpiqem te jem empatik. Më shumë se ndjenjë, për mua është një gjë intelektuale. Jam intelektualisht i bindur për nevojën e empatisë, prandaj kam zgjedhur t’i ndihmoj njerëzit e tjerë dhe të jem një mik i besueshëm. Kam një grua të mrekullueshme që më gjykon nga veprimet e mia, dhe jo nga arsyetimet e justifikimet e mia për ta.

Ndonjëherë ndihem si Pinokio.

– A ishte ai një djalë (njeri) i vërtetë?

-Po, sepse ai gjithmonë përpiqej shumë të bëhej i tillë!”/Humans of New York

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top