Këshilla & Arsye

January 5, 2018 | 9:24

Të stresuara? Nuhatni këmishën e partnerit tuaj

Parfumi i një partneri mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit. Këtë e konfirmojnë  kërkime të reja psikologjike nga Universiteti i British Columbia.

shirt

Studimi, i botuar dje në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, gjeti që femrat ndiheshin më të qeta pasi u ekspozuan në aromën e partnerit të tyre. Anasjelltas, duke u ekspozuar ndaj aromës së një të huaji kishte një efekt të kundërt dhe ngriti nivelet e hormonit të stresit, kortizolit.

“Shumë njerëz veshin trikon e partnerit të tyre ose flenë në anën e krevatit të partnerit kur ai është larg, por nuk mund të kuptojnë pse ata sillen kështu,” tha Marlise Hofer, autori kryesor i studimit.

“Gjetjet tona sugjerojnë se parfumi i një partneri, madje pa praninë e tyre fizike, mund të jetë një mjet i fuqishëm për të ndihmuar në zvogëlimin e stresit”.

Për studimin, hulumtuesit rekrutuan 96 çifte.

“Me globalizimin, njerëzit gjithnjë e më shumë po udhëtojnë për punë dhe lëvizin në qytete të reja”, thonë studiuesit. “Hulumtimi ynë sugjeron se diçka e thjeshtë si mbajtja e një rrobe veshur nga një person i dashur mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit kur jeni larg nga shtëpia”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top