Posta

August 10, 2016 | 8:39

Jam shumë impulsive

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Jam një grua 42 vjeçe. Unë jam shumë impulsive. Nuk kam aftë sinë që ta kontrolloj veten dhe them gjithmonë atë çka mendoj. Shpesh jam e ndjeshme, dyshuese dhe pothuajse nuk i vlerësoj njerëzit që më rrethojnë. Kjo sjellje më krijon vështirësi në marrëdhënie me miqtë dhe me bashkëshortin dhe jam e paaftë të krijoj lidhje të qëndrueshme. Bashkëshorti, ndoshta ngaqë më njeh dhe ndoshta ngaqë më do, më duron, por kam frikë se nuk do vazhdojë gjatë kështu. Si ta përmirësoj veten? A mund t’ia dal mbanë vetë apo kam nevojë për ndihmë të specializuar? Marjana

Përgjigjie: I admiroj njerëzit që janë të sinqertë dhe që e shprehin pa frikë mendimin e tyre. Është një cilësi shumë e mirë kur përdoret për të arritur rezultat në marrëdhënie me veten dhe të tjerët. Ju thoni se nuk ndodh kështu me ju. Atëherë vlen të shikoni nëse është ngaherë dhe me çdo person që e thoni mendimin tuaj të hapur dhe a jeni e sigurt për mënyrën se si po e shprehni mendimin tuaj? Pjesa më e madhe e jona tundohen për ta thënë mendimin ashtu sikurse i kalon në kokë, por me kalimin e kohës, që nga fëmijëria, kemi mësuar të vendosim disa “filtra” në procesin e komunikimit, pikërisht që të mund ta përmirësojmë këtë të fundit dhe të arrijmë rezultatin e dëshiruar. Ne priremi të mendojmë se është më e rëndësishme ta themi të vërtetën “troç”, por harrojmë të mendojmë, cili është rezultati ? që duam të arrijmë? Pa dashur, pjesa më ? atë çka ju përfaqësoni, provokohen ndjenja zemërimi të cilat natyralisht vënë në diskutim nëse ju do të donit të ishit në prani të njerëzve të këtij lloji apo jo. Dallimi, diskriminimi racial, është një qasje e cila provokon zemërim, trishtim dhe dëshpërim, shpesh edhe reagim. Jeni ju ajo që vendosni nëse mund të qëndroni për një kohë të gjatë pranë partnerit tuaj, i cili reflekton këto karakteristika raciale. Nëse sjellja juaj do të interpretohej vetëm me racën që ju përfaqësoni, atëherë është një këndvështrim bardhezi, o je Shqiptar, o je Grek, dhe nuk e di nëse ju do mund ta përballonit një situatë të këtillë. Vlen të vendosni në peshore të dyja alternativat dhe aty ku mendon se ka më shumë disavantazhe, vlen të merrni një vendim dhe të braktisni njërën prej alternativave. Unë mendoj se ambivalenca juaj që me letrën që keni shkruar i ka dhënë disi përgjigje merakut tuaj. Jetë të mbarë! ? e madhe e marrëdhënieve përfundojnë në konflikt. A është kjo ajo çfarë dëshironi? Ju më thoni që JO! Atëherë shikoni mënyrën e komunikimit, vlerësoni personat që keni përballë në interes të marrëdhënies sociale dhe profesionale. Në psikologjinë e stresit, thuhet: “Nëse jeni e zemëruar, numëroni deri në 10; nëse jeni shumë e zemëruar, deri në 100”. Zëvendësojeni fjalën “zemërim” me “të thuash atë që mendon tani” dhe “shumë e zemëruar” me “të thuash atë që mendon patjetër tani”. Kjo është një mënyrë e mirë për të menaxhuar stresin e vrullit impulsiv për të thënë ankthshëm atë që mendoni. Merreni shtruar dhe kërkoni t’i bashkoheni sadopak “tjetrit” që keni përballë, duke mos nënvlerësuar asnjë çast rëndësinë që “tjetri” ka për ju. Kështu do të ndiheni më pak vetëm me veten tuaj. Nga letra juaj kuptova se thirrja indirekt ishte kjo: nuk dua të ngelem vetëm!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top