Mirëqenie

July 12, 2018 | 10:31

Janë të bukura ato gra që janë entuziaste, që dinë të bëjnë t’i dashurojnë, e mbi të gjitha, të duan!

“Janë të bukura ato gra që nuhasin historitë. Ngjarje të jetuara. Janë ato që në çdo shikim duken sikur të thonë: “të kujtohet atëherë…”. Janë shuma e të gjitha “e të gjitha atyre kohëve të jetuara”.

grua

Janë të bukura gratë që qajnë kur janë të trishtuara, por edhe kur janë të lumtura. Ato që notojnë në det të hapur për të arritur gjërat që duan. Edhe atyre që nuk u pëlqen kurrë deti, prapëseprapë janë të bukura. Janë të bukura ato gra që lundrojnë me gjithë forcën e tyre që të mos rrëzohen përsëri.

Janë të bukura gratë që ndjekin hapat e një dashurie të re dhe e përshkojnë këtë udhë duke ecur nëpër parmakë me taka të larta, pa pasur asnjëherë frikë, sepse frika vjen gjithmonë pas, kur nuk ka më dashuri dhe hapa për t’u ndjekur. Janë të bukura ato gra që kujtojnë, që shpresojnë, që njohin dhe falin. Janë ato që çdo puthje kanë nga një premtim. Janë të bukura ato gra që kërkojnë pjesën e tyre të pafundësisë në kohë të limituar.

Janë të bukura ato gra që kërkojnë të ndjerit PËRGJITHMONË. Janë gratë që janë të çrregullta, që merren me diçka, pa grim, pa trillime, janë ato që e zhvendosin shikimin duke ndjekur pas mendimet e tyre.

Janë të bukura ato gra që janë entuziaste, që dinë të bëjnë t’i dashurojnë, e mbi të gjitha, të duan. Me atë ëmbëlsinë e tyre.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top