Marrëdhënie

July 11, 2018 | 12:44

Dashuritë në verë janë të bukura, edhe nëse nuk zgjasin!

Vera është stina e dashurive. Të pakalueshme, intensive, pasionante, edhe pse zakonisht nuk janë të destinuara të mbijetojnë në fund të pushimeve. Përkundrazi, ndoshta për këtë fakt janë edhe kaq të bukura si ndodhi. Prandaj, nëse i jetojmë në mënyrën e duhur dhe i menaxhojmë siç duhet, këto lidhje janë një përvojë të cilës nuk mund t’i themi dot jo. Thjeshtë lëreni të ndodhë, dhe jetojeni pa shumë pritshmëri (por me disa masa paraprake).

shutterstock_108220151

Ilaç për vetëbesimin

Të jesh i rrethuar dhe i dëshiruar, është gjithmonë një ndjesi e mirë. Kjo na bën të ndihemi të bukur, na ndihmon të besojmë (ose ta gjejmë sërish), na bën të dëshirojmë, të kujdesemi për pamjen tonë më me kujdes se sa zakonisht. Dhe pastaj, a dëshiron të kesh kënaqësinë të provosh përsëri atë ndjenjë fantastike të “fluturave në stomak” që i kishim harruar pothuajse?

Kapni momentin

Nuk është e thënë që një histori për të na bërë të lumtur duhet të zgjasë përgjithmonë: një flirt veror shpesh nuk arrin deri në fund të pushimeve, ose mbaron menjëherë pas tyre. Në thelb, bukuria qëndron pikërisht aty. E rëndësishme është të jesh i vetëdijshëm për këtë dhe të mos bësh parashikime të ekzagjeruara. Është e vërtetë që shumë çifte të qëndrueshme e kanë filluar marrëdhënien e tyre gjatë një feste, por jeta e jetëgjatësia e këtyre flirteve të vogla është një opsion dhe jo një normë standarde. Pra, fjala kyçe është: carpe diem, kapeni momentin, pa menduar shumë për atë që do të ndodhë. Nëse në vend të kësaj jemi duke kërkuar një lidhje të rëndësishme apo nga ato që zgjasin “përgjithmonë”, është më mirë ta lëmë të shkojë: rreziku i vuajtjes nga zhgënjimi është shumë i lartë.

amore-estivi

Lehtësi objektive

Një flirt është mënyra më e mirë për të qëndruar në çift në alegri, të kaloni mbrëmje apo net të plota në argëtim, të shkoni për darkë, të kërceni nën yje dhe, pse jo, të bëni dashuri. Ndoshta është pikërisht e kundërta e asaj se si jetojmë zakonisht: nuk duhet të humbasësh mundësinë dhe të mbushesh me energji pozitive, duke harruar shqetësimet e zakonshme dhe madje, edhe atë fije depresioni dhe melankolie që mund të na zërë ndonjëherë, veçanërisht kur jemi vetëm.

Le të bëhemi në një mendje me këtë gjendje shpirtërore dhe të mos përfshihemi në fjalime shumë të thella e të kërkuara: për shembull, shmangim detajet e vështirësive tona në punë, problemet familjare apo marrëdhëniet dashurore që na kanë lënduar thellë. Shumë më mirë ta vëmë “jetën në pauzë” dhe të shohim çdo mundësi për ta shpëtuar: kështu do të rimarrim energjitë tona më të mira dhe do ta shijojmë pafundësisht kohën e pushimeve.

 

Pasion apo dashuri platonike

Një nga gjërat më të bukura të një flirti veror është zbulimi i personit me të cilin do të krijojmë një lidhje. Mund të takojmë një djalë pasionant, i cili duket fantastik në mbrëmje dhe të na argëtojë pa masë, por më pas, kur vjen mëngjesi, kjo bukuria ka mbaruar dhe ai shfaq fytyrën e tij të vërtetë, gjë që na bën t’ia mbathim; ose mund që me të vërtetë të biem në dashuri me një njeri që … nuk do të heqë dorë dhe që do të duhet marrja e përgjegjësive për t’u çliruar; ose mund të jetojmë një dashuri platonike, e cila nuk mund të shkojë përtej fazës së netëve të gjata duke biseduar bashkë, dhe që do të na lërë me krimbin e asaj që mund të kishte ndodhur po të ishim më me shumë iniciativë. Sidoqoftë, çdo histori do të na lërë një kujtim: na përket edhe neve që ta bëjmë në një mënyrë të bukur. Pas të gjithave, qëndron një fakt: dashuritë në verë jetojnë shumë më tepër në kujtesë se sa në realitet.

Kujdes në vend që të…

Ka dhurata të pakëndshme që një histori vere mund të të lërë pas, e cila ndër të tjera na bën të vërejmë me kohën pasoja shumë serioze. Kthimi nga pushimet është një nga periudhat e vitit në të cilin ka një rritje të konsiderueshme të infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe madje edhe të shtatzënive të padëshiruara. Le të kujtojmë gjithmonë që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, sepse shëndeti dhe parandalimi … nuk shkojnë në pushime.

Dhe nëse zgjat?

Nuk është e thënë që një flirt pushimesh nuk mund të zgjasë përtej tyre. Nëse ndiheni shumë të përfshirë që në nisje të kësaj aventure, ideja e ndarjes është e padurueshme nga të dy partnerët dhe nëse distancat nuk janë të mëdha, mund të përpiqeni ta vazhdoni marrëdhënien.

Edhe një herë, e rëndësishme është të ushqejmë pritshmëritë: të shihemi në qytet, mes angazhimesh pune të njërit-tjetrit, në stresin e jetës së përditshme mund të rezervojmë shumë surpriza dhe le t’i zbulojmë anët e tjera të karakterit që nuk i imagjinonim. Megjithatë, gjithnjë ia vlen të provohet. Ne përpiqemi të ndajmë projekte, krahasojmë vizionin e jetës tonë dhe pritshmëritë tona: le të kryqëzojmë gishtat dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi TgCom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top