Lifestyle

February 6, 2018 | 11:00

Japonezët ndalojnë punonjësit të punojnë jashtë orarit zyrtar

Për miliona punëtorë që kalojnë mbrëmje pas mbrëmjesh në tavolinat e tyre, duke punuar jashtë kohës së tyre të kontraktuar, ka një lajm të mirë, kjo gjë do të parandalohet pëmes përdorimit të një droni.

Droni “T-frend” nxit punonjësit të kthehen në shtëpi duke fluturuar rreth zyrës dhe duke luajtur këngën e “Auld Lang Syne”. Në Japoni, tregtarët këndojnë të njëjtën këngë për të sinjalizuar se po mbyllin qepenat. Droni është realizuar nga një firmë ndërtimi Taisei, e cila ka më shumë se 8 mijë punëtorë.

 “Droni do të përdoret për të monitoruar sigurinë në zyrë gjatë natës, si dhe për zbulimin e punëtorëve që qëndrojnë në punë më vonë sesa orari zyrtar”, deklaron firma.

Inxhinierët e dronit “T-Frend” janë duke u përpjekur për të përdorur teknologjinë edhe për njohjen e fytyrës, në mënyrë që të shohin se kush punonjës rri në zyrë pas orarit ose për punonjësit që rikthehen sërish në zyrë pasdite vonë.

Mbingarkesa në punë, shkak për vdekjen e punonjësve

Japonia ka një kulturë të stafit që punon fort edhe jashtë orarit të tyre zyrtar. Punimi i orëve shumë të gjata ende perceptohet si dëshmi e besnikërisë dhe përkushtimit.

Një raport i vitit 2016 zbuloi se gati një e katërta e kompanive japoneze kanë staf që punojnë më shumë se 80 orë në muaj jashtë orarit të punës, shpesh të papaguara. Dhe 12% e firmave japoneze kanë punonjës që shkojnë në 100 orë në muaj.

Tetëdhjetë orë punë jashtë orarit një muaj shihet si niveli mbi të cilin një person ka një shans më të madh për të vdekur. Japonia ka një numër të lart vdekjesh nga puna e tepërt.

Qeveria japoneze ka futur kohët e fundit një sërë masash, duke përfshirë “Të Premten e madhe”, ku stafi të premten e fundit të çdo muaji kthehet në shtëpi herët,  si një përpjekje për të kundërshtuar kulturën e orëve të gjata të punës. Por analistët thonë se ka pasur shumë pak sukses.

Problemi nuk është vetëm kulturor. Forca punëtore e zvogëluar, për shkak të niveleve të ulëta të lindjeve dhe një popullsi të plakur, ka bërë që numri i pakët i punëtorëve të ketë ngarkesë të madhe pune.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top