Mirëqenie

February 6, 2018 | 10:30

Si të jetojmë gjatë dhe shëndetshëm?

Një studim i bërë me më shumë se gjysmë milioni të rinj, i publikuar në “Gazetën e shoqatës së mjekësisë amerikane”  tregon disa udhëzime për të jetuar shëndetshëm, të cilat nuk janë të vështira për t’u ndjekur.

Hulumtimi tregon se ushtrimet fizike të tilla si ecjet, vrapimet japin jetëgjatësi dhe shmangin problemet shëndetësore.

Njerëzit që kalonin kohë në stërvitje të zellshme të tilla si vrapim, ecje në natyrë, ishin 9% më të mbrojtur nga vdekja sesa njerëzit që bëjnë ushtrime të moderuara.

Stërvitja e muskujve si me vrapim, pompa apo ulje-ngritje, rregullon tensionin e muskujve dhe relaksimin e tyre, gjithashtu parandalon thyerjen e eshtrave.

“Tensioni i muskujve në kockë është gjë e rëndësishme dhe duhet t’a stërvisim nëse dëshirojmë muskuj të shëndetshëm edhe në pleqëri” thotë Mark Sison, 61 vjeç udhëheqës i studimit.

Pra, nga kjo kuptojmë se për jetëgjatësinë dhe shëndetin fizik është i rëndësishëm aktiviteti i zellshëm stërvitor.

Burimi / http://www.gazetamonitor.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com