Dëshmi

October 26, 2021 | 8:24

“Jemi të vetme, na lini të birësojmë: fëmijët e vetmuar meritojnë dashurinë, e jona nuk është egoizëm”

“Gati 50 vjeç, dua një fëmijë tjetër. Si grua e vetme në Itali nuk mund të birësoj. Pse një fëmijë duhet të qëndrojë në një institucion dhe jo me një nënë që e do? Do të doja shumë të hapej një çështje: ndoshta, nëse beteja bëhet nga një aktore, ka më shumë jehonë”. Kështu Claudia Gerini është bërë zëdhënëse e ndjenjës së shumë grave dhe burrave që luftojnë në vendin e tyre për të përmbushur dëshirën e të qenit prindër. Edhe të vetëm.

01

Këtë e dëshmon historia e Serena Caprio, një doktoreshe dyzetvjeçare, e cila prej vitesh ka luftuar personalisht për të shtrirë të drejtën e birësimit të një fëmije edhe tek beqarët. Për këtë ajo nisi një peticion në Change.org i cili ka mbledhur mbi 26,000 nënshkrime. “Vitet e fundit kam luftuar vetëm, hapur. Fatkeqësisht, pak njerëz e kanë ekspozuar veten, por herët a vonë diçka do të duhet të ndryshojë”, thotë ajo për HuffPost.

“Në Itali nuk ka asnjë ligj që i lejon beqarët të birësojnë fëmijë (përveç rasteve për përkujdesje speciale) dhe nuk mendoj se është e drejtë, sepse jam e sigurt që edhe vetëm unë mund t’i jepja një fëmije të braktisur dashurinë dhe gjithë kujdesin që do të duhet të kishte, – vijon Caprio. – “Shtrirja e birësimit tek beqarët dhe çiftet e të njëjtit seks nuk dëshiron të kapërcejë familjen tradicionale, e cila mbetet zgjedhja e privilegjuar për kujdestarinë e të miturit. Pas kërkesave tona qëndron gjithmonë dëshira për të vënë në plan të parë interesat e fëmijës, i cili në vend që të vuajë në një shtëpi familjare, mund të ketë mundësinë të bëjë një jetë normale dhe të dashur qoftë edhe me një prind beqar. Besoj se ka ardhur koha që këto boshllëqe të rëndësishme legjislative për të drejtat civile të plotësohen në Itali”.

 

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi huffingtonpost.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top