“E ndërgjegjshme, e dashuruar, e fortë”. Kështu e përkufizon veten me tre fjalë ylli i popit Jennifer Lopez, e cila në një intervistë ekskluzive për “Verissimo” gjurmon bilancin e një karriere e cila në pak më shumë se njëzet vjet e ka çuar atë të vendoset ndër artistet femra më të suksesshme ndërkombëtare. Karriera e saj tani shton një pjesë me publikimin e albumit të saj të ri.
“Ajo vajzë e vogël e lindur në Bronx më mban përpara, në njëfarë kuptimi, është gjithmonë me mua”, shpjegon këngëtarja amerikane e cila nuk e fsheh çmimin që duhej të paguante për të arritur suksesin. “Kam sakrifikuar shumë kohë me njerëzit që dua”, thotë J.Lo. “Kam humbur momente, festa diplomimi, gjëra të vogla të përditshme për një qëllim më të lartë në jetën time. Duke u bërë artiste, megjithatë kam mundësinë t’i flas botës duke i vënë zemrën dhe shpirtin. E dua atë që bëj dhe nuk do ta ndryshoja”, shpjegon këngëtarja amerikane.
Duke treguar se si lindi albumi i ri, Jennifer Lopez shpjegon domethënien e këngës “Not going anywhere” titulli i së cilës i kushtohet bashkëshortit të saj Ben Affleck. Një afrim, i tyre, që u zhvillua pas 18 vitesh distancë por gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike. “Kur fillova të flisja sërish me Benin, në fund të e-maileve të tij ai shkroi “Nuk shkoj askund”, fjalë me një kuptim të thellë dhe që më frymëzoi”, thotë J.Lo.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.