Këshilla & Arsye

December 14, 2017 | 9:43

“Jeta e vërtetë fillon pas moshës 40 vjeç”… Në fakt është e vërtetë

Ka nga ata që thonë se jeta e vërtetë fillon pas moshës 40 vjeç. Duke shtuar eksperiencën dhe moshën, një grua mbi 40 vjeç lë shenjë ku shkon, duke u bërë mjeshtre e hapave të saj.

1

40 është padyshim momenti kur një egoizëm “i shëndetshëm” fillon të bëjë rrugën e vet, por jo vetëm; iluzionet e paqarta zëvendësohet me siguri për të ndërtuar atë të ardhme më të ngurtë dhe zhgënjyese. Njeriu gjendet në atë fazë të jetës në të cilën mund të rritet, në të cilin dëshiron të kujdeset për plagët e veta dhe çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura në gjysmën e parë të jetës.

Gratë që janë mbi dyzet vjeç shkëlqejnë me vetëbesim. Ata i kanë zbutur trupat e tyre në “zhurmën e betejës” dhe shpirti i tyre e pasqyron atë.

Nga mosha 40-vjeçare, roli që disa njerëz luajnë në jetën tonë është më i ndërgjegjshëm; identifikojmë ata që na vënë në provë, ata që na duan dhe na pranojnë si ne jemi, ata që nuk mund të qëndrojnë tek ne, ata që na dëmtojnë.

Përkundër besimit popullor, nuk është një fazë në të cilën vitaliteti është sakrifikuar. Shuma e viteve mban shumë mësime. Ndër këto, një e rëndësishme: pa shëndet emocional nuk mund të ketë shëndet fizik.

Çfarë mësojnë 40 vitet?

Kur të arrini moshën 40, filloni të reflektoni mbi jetën, pyesni veten nëse doni të bëni atë që dëshironi dhe jeni në dijeni të faktit që nëse përgjigjja është jo, atëherë është koha për të bërë të gjitha ndryshimet që ju nevojiten për të realizuar ëndrrat. Tani e dimë se ndryshimi është i mundur, ashtu siç është e mundur të luftojmë për atë që dëshirojmë.

Të jesh i vetëdijshëm-ju mësoni të bëheni plotësisht të vetëdijshëm për personin tuaj, duke përfshirë të gjitha ato aspekte më të “pakëndshme” që keni provuar aq shumë për t’u fshehur në njëzet ose tridhjetë

Të mos mbështeteni te të tjerët, por vetëm tek vetja-Në të 40-tat kuptoni se njerëzit e vetëm ku mund të mbështeteni nuk janë më “të tjerët”, por vetja.

Planifikoni të ardhmen-Është koha për të punuar mbi themelet, nga një perspektivë e fokusuar në “këtu dhe tani”.

Të mos i nënshtroheni njeriut të gabuar-në moshën dyzetvjeçare bëhet një kusht i domosdoshëm arrtja e vetëvlerësimit, duke shmangur humbjen e kohës dhe energjisë në situata ose me partnerë të cilët, në vend që ta forcojnë personalitetin, e dobësojnë atë deri në pikën e rraskapitjes.

Të pranosh gabimet –Në të 40-tat, paqja është bërë me konceptin e “gabueshmërisë”, dhe rrjedhimisht me mundësinë e bërjes së gabimeve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top