FB

May 24, 2021 | 8:06

Jeta është e shkurtër për seksin e keq, kafen e keqe dhe njerëzit e mjerë

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

“Një herë jetojmë, nuk ka asnjë mënyrë që të mund të jetojmë dy herë dhe me siguri nuk do të ekzistojmë kurrë më. Dhe ju që nuk do sundoni nesër, shtyni gëzimin. Dhe jeta është e humbur me shtyrjet tuaja”, tha Epikouros. Ju jeni dakord, por nuk e tregoni. Më thoni të vërtetën, a jetoni vërtetë? Apo po mendoni për atë që ndodhi mbrëmë, apo është përsëri faji i dashurisë planetare që bën cirk në mendjen tuaj? Ka kaluar kohë dhe ju jeni akoma joaktiv. Nuk e shihni? Kjo situatë nuk është më. Për sa kohë do të jesh copë, për sa kohë do të pretendosh se nuk të intereson më? Sa shpejtë e kapërceve.

1

Jeta është e shkurtër, kërkon kënaqësi, pakujdesi, buzëqeshje. Dhe ju uleni dhe mendoni nëse duhet dhe nëse jo. Më në fund, kuptoni që ‘nuk duhet’ dhe ‘nuk-et’, duhet t’i përcaktoni ju për veten tuaj dhe jo të tjerët. Ata janë spektatorët dhe ju jeni protagonisti, në një shfaqje që perdja nuk do të bjerë kurrë. Bëni zgjedhjet tuaja dhe i mbështetni ato deri në rënien përfundimtare. I thoni ato që dëshironi menjëherë, mos u ‘bëni xhiro’, i lodhni dhe lodheni.

Flisni, flisni me zë të lartë, shprehni mendimin tuaj, thoni atë që ju pëlqen dhe atë që nuk ju pëlqen. Ndaloni të teproni në analizë, të vrenjtur dhe egoiste. Bëni jetën, rrini në të dhe argëtohuni me të.

Duhej të flisnit kur ajo gjëja në shtrat ishte një busull dhe ajo thjeshtë nxirrte tinguj/bënte zhurmë çdo dy minuta. Duhej të largoheshe kur shihje se djaloshi në shtrat nuk e kishte ‘atë’ dhe jo të uleshe dhe të zvarrisje të nesërmen. Jeta është shumë e shkurtër për seksin e keq dhe për t’ju shpjeguar se çfarë dua t’ju them. Mbani mend ato netë kur pikonit djersë në një makinë. Mos harroni atë të shpejtën në një rrugicë ku për pak ju panë kalimtarët, mbani mend atë ditë në plazh. Pasion eh? Eja, më thoni, sa ju ka munguar?

Nuk do të pendoheni kurrë për gjithçka që keni bërë dikur, por do të pendoheni për ato për të cilat keni pasur frikë. Por në kohën e raportit do të jetë tepër vonë. Koha nuk kthehet mbrapa, për fat të keq, por njerëzit kthehen. Pra, bëni atë që duhet të bëni tani, jeta është si një kafe e ëmbël. Sheqeri shpesh ulet në fund dhe atëherë nuk keni nevojë ta trazoni, të kërkoni t’ju sjellin tjetër.

Sepse sido që ta rrotullosh sheqeri nuk do të tretet. Nëse vazhdimisht shmangni dhe jeni të kënaqur me mosveprimin, asgjë nuk do të ndryshojë.

Për të vendosurit, jeta e përditshme nuk është larg nga një kafene. Çfarë dua te them? Kur thua shqeto do të thotë shqeto, kur thua e ëmbël nënkupton e ëmbël dhe mbi të gjitha e mesmja nuk është e ëmbël, është thjeshtë e mesme. E rënda është e rëndë dhe doza e vetme nuk është e lehtë, është një dhe jo dy doza. Do të zgjohesh në mëngjes e përhumbur për të përfunduar me mençuri procesin.

2

Doni paqe/qetësi nuk doni pyetje. Nuk dëshironi që telefoni të tingëllojë para se të pini kafen tuaj. Është një nga kënaqësitë më të mëdha dhe jeta është po aq e shkurtër për kafen e keqe. Jeta në përgjithësi është shumë e shkurtër. Kush i jep kuptim? Por jo të gjitha, ekziston një kategori njerëzish që askush nuk do të dëshironte të rrethohej. Njerëzit e mjerë.

Mjerimi nuk vjen domosdoshmërisht nga varfëria, dhe është një mijë herë më mirë të jesh i dobët financiarisht sesa i mjerë. Është koncepti i fatkeqësisë, këta njerëz nuk janë të kënaqur me asgjë dhe bëjnë bam/bujë nga larg.

Është njohja e nënës suaj, që sa herë që keni sukses fillon nga financat. Në pyetjen “Çarë po bën?” gjithmonë përgjigjet “këtu, po luftoj” dhe vazhdon për situatën politike në vend. E gjithë kjo në tre minuta, ka talent gruaja.

Është fqinji juaj spastik që ju sheh dhe nuk ju thotë mirëmëngjes, është ai që jeni në të njëjtin club dhe kurrë nuk kalon kohë të mirë. Është fëmija që nuk i pëlqen asnjëherë asnjë ushqim dhe gjithmonë grindet pa e ditur se çfarë dëshiron.

Siç thotë fjalori: Njerëzit të cilët janë të mangët ose të pamjaftueshëm për sa i përket cilësisë dhe sasisë. Çfarë pune  ke ti me ta? Largohu, pretendo, buzëqesh, bërtit, këndo, jeto!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top