Aktualitet

May 24, 2021 | 8:04

Mesazhi i luftëtares që përjetoi dhunën me acid, Vilma Dule: Kjo shoqëri nuk mund të ecë duke shkelur më mbi ne, mbi liritë tona, mbi trupin tonë

 

E tërhequr nga daljet publike, por tepër aktive në rrjetet sociale, Vilma Dule, e cila përjetoi një tjetër formë dhune 8 vite më parë, (i hodhën acid në fytyrë), sot me kauzën e vazhdueshme të saj për mbrojten e jetës së gruas, citon në postimin e saj:

5

“Jemi shoqëri e dështuar, që u kemi mohuar prej vitesh fëmijëve të këtij vendi, veçanërisht vajzave, të drejtën për të pasur një fëmijëri, për të gëzuar një shendet mendor të qëndrueshëm.

Rastet e njëpasnjëshme të përdhunimit, në grup nga burra e djem që tregtojnë vajza të mitura, kalojnë në heshtje nga institucionet, nga shoqëria që tashmë nuk shokohet më nga asgjë.

E kjo nuk mundet të vazhdojë më.

Kjo shoqëri nuk mund të ecë duke shkelur më mbi ne, mbi liritë tona, mbi trupin tonë.

Boll më! Boll, boll, boll. Boll….

Krimet e ndodhura në Lezhë së fundmi, ndaj dy të miturave, meritojnë reagim të mënjëhershëm nga institucionet shtetërore dhe mbarë shoqëria.

Së bashku, guxojmë!”

nëse djali im,

nëse burri im,

nëse babai im,

nëse shoku im,

nëse ata janë dhunues,

ata duhet të shkojnë para ligjit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top