FB

July 27, 2022 | 7:45

Jeta është shumë e shkurtër për të humbur mundësitë që ju ofrohen!

Jemi të ndërtuar, të ndërthurur me zakonet tona, pra me ato sjellje, ato lëvizje, ato mënyra reagimi dhe të menduari që bëjmë automatikisht. Pra, ne mund ta përkufizojmë zakonin si proces me të cilin një sjellje bëhet e zakonshme.

Tre rregulla për menaxhimin e problemeve në mënyrë funksionale

Rregulli i parë konsiston në të mësuarit për të dalluar problemet, zakonet, situatat aktuale. Rregulli i dytë, çdo problem është një sfidë, pra një mundësi për të vlerësuar mënyrën se si operojmë në realitet dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme në të. Rregulli i tretë, duhet të kuptojmë se një problem është problem vetëm nëse është potencialisht i zgjidhshëm.

Si t’i ktheni dobësitë në pika të forta me mendjen krijuese

Kapërcimi i kohërave të vështira, në dukje të pamundura për t’u zgjidhur, nënkupton një përpjekje nga ana jonë për të kërkuar zgjidhje alternative dhe origjinale. Në këtë rast, vihet në lëvizje të menduarit kreativ, i cili nëpërmjet një procesi mendor ndihmon në përsosjen e aftësive të një individi në shndërrimin e dobësive në pika të forta.

Si të zhvilloni një mendje krijuese

Kreativiteti nuk është prerogativë e disa të zgjedhurve, por fshihet brenda secilit prej nesh dhe shpesh e përdorim pa e kuptuar. Si të shfrytëzohet potenciali i të menduarit krijues në jetën e përditshme? Jemi kaq të zënë me punën dhe jetën tonë sa nuk ndalemi së menduari se çfarë ndodh në mendjen tonë kur përballemi me një problem që duhet zgjidhur. Ne jemi të bindur, për shkak të stereotipeve, se krijimtaria është një trashëgimi që e kanë vetëm fëmijët dhe artistët.

Kapni mundësitë, synoni qëllimin!

Kur mendja është përtaci, shpesh neglizhon të shohë edhe mundësi të dukshme. Nëse vazhdoni të bëni gjërat siç keni bërë gjithmonë, ajo që merrni është ajo që keni tashmë! Henry Ford tha: “Pavarësisht nëse mendoni se mund ta bëni atë apo jo, do të keni ende të drejtë.” A nuk mendoni se është koha të zgjidhni me vetëdije se cilat mendime do të vishni çdo ditë të jetës suaj për ta bërë atë të mrekullueshme? Mos u frenoni nga frika juaj, por përballuni me to kokë më kokë, duke kujtuar se ajo që ju duket sot si pengesë mund të kthehet, në rrjedhën e saj, në një mundësi të shkëlqyer.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi psicoadvisor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top