“Askush nuk është një ishull”, shkroi John Donne. Vitet e fundit, neuroshkencëtarët kanë studiuar këtë thënie të poetit të shekullit të 17-të për të vërtetuar rëndësinë e marrëdhënieve sociale.
Studime të panumërta tregojnë se ndërveprimi shoqëror është një përbërës kyç (së bashku me ushtrimet fizike, të ushqyerit), për trajnimin e trurit, mësimin gjatë gjithë jetës, një recetë për mprehtësinë njohëse.
Mbështetja e ulët sociale nga miqtë dhe familja, për shembull, është e lidhur me depresionin kronik. Fëmijët e privuar nga kontakti me njerëzit vuajnë efekte të rënda fizike dhe psikologjike, që mund të ekzistojë në vitet e vona si të rritur.
Socializimi nuk ndihmon vetëm në parandalimin e sëmundjeve mendore. Marrëdhëniet sociale na ndihmojnë “të medojmë më shumë dhe më qartë”.
Ftoni një mik për drekë! Bashkohuni në një klub social! Planifikoni një mbrëmje në kinema…!
Trupi dhe truri do t’ju falenderojnë për këtë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.