Marrëdhënie

July 9, 2017 | 8:30

Sa i përmirëson vera raportet seksuale?

Seks, më shumë dritë, më shumë testosterone. Kjo është “formula” bazë e kalendarit të dëshirës. Kjo është arsyeja biologjike se përse në stinën e bukur të verës ka më shumë interesim për takime se sa pjesën tjetër të vitit.  Kjo është gjithashtu arsyeja se përse në dimër, libido ulet.

5_best_summer_vacations_for_couples__xzawdn

Për të analizuar “të gjithë seksin stinë pas stine” krijuese dhe përgjegjësi i Qendrës Seksuale të Mjekësisë në Milano, Alessandro Littara shpjegon: “Është një përvojë e përbashkët, por konfirmohet edhe nga vëzhgimet tona  klinike, që në stinën e nxehtë, në verë, dëshira seksuale shtohet. Arsyeja fiziologjike është që ditët janë më të gjata: ka më shumë orë dritë dhe drita shton prodhimin e testosteronit, që për të dy sekset është hormoni i dëshirës”. Nuk ka rëndësi nëse shtimi i testosteronit që lidhet me dritën është i ulët: është gjithsesi i mjaftueshëm për të lëvizur diçka së brendshmi, siguron seksologu. Dhe mund të bëjë diferencën, sidomos te meshkujt e moshës së mesme: “Te mashkulli nivelet e testosteronit shtohen natyrshëm deri rreth dekadës së tretë të jetës. Por pas moshës 40, 45-50 vjeçare, ka një rënie, ndaj përbërësi stinor prodhon efekte më të dukshme. Sigurisht, – shpjegon specialisti – për ta bërë “më pikante” verën kanë rëndësi edhe aspektet psikologjike. Është absolutisht e konfirmuar, edhe në këndvështrimin shkencor fakti që jemi më pak të veshur, pra më të zbuluar. Kjo gjë ndihmon edhe dëshirën seksuale. Nuk është vetëm kontakti fizik që shton dëshirën seksuale, por edhe vështrimet.” Pra, formula e dytë e libidos mund të jetë kjo: më shumë centimetra zhveshur, më shumë dëshirë.

“Roli i dritës në prodhimin e testosteronit, – nënvizon seksologu – është treguar në shumë studime, mes të cilave një eksperiment shumë i rëndësishëm i bërë në vendet skandinave, ku në varësi të stinës ka një disproporcion të madh mes gjatësisë së ditës dhe të natës. Ky eksperiment ka nxjerrë në dritë se ka një ndryshim të dukshëm në nivelet e testosteronit të njerëzve në stinën kur ditët janë më të shkurtra.”

Pavarësisht kësaj lidhjeje të drejtpërdrejtë, sipas seksologut, nuk është dimri stina më pak “seksualisht” e nxehtë e vitit, edhe pse në muajt e dimrit ditët janë më të shkurtra dhe shtresat e rrobave janë më të mëdha. “Aspekti biologjik është ai thelbësori në prodhimin e testosteronit. Ndërsa aspekti psikologjik luan një rol shumë të madh, falë ditëve që fillojnë të zgjaten në pranverë e verë dhe po ashtu lidhet dhe me fundin e dimrit, i cili përjetohet si një periudhë e errët dhe ku jemi të mbyllur. Në stinën e ngrohtë ka më shumë ngjyra në natyrë dhe çdo gjë gjallërohet. Kjo situatë vazhdon edhe në vjeshtë, pasi është stina që pason verën”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top