Këshilla & Arsye

September 13, 2018 | 9:05

Jetëgjatësia nuk është e shkruar në qiell, por në hudhër / Sinergji kimikatesh dhe që largon energjitë e këqija

 

Nëse ka një ilaç kuzhine që është më popullor, më i liri, më i arritshmi për çdo ditë në çdo shtëpi dhe më i fuqishmi, kjo është HUDHRA.

how-aged-garlicPër shkak të cilësive të saj të panumërta për shëndetin, ju ftoj të heqim stigmën e erës së hudhrës, e cila na pengon shumë prej nesh, që ta konsumojmë rregullisht. Ftoj të gjitha moshat, përfshirë adoleshentët dhe të rinjtë, të konsumojnë si gjyshërit e tyre, hudhra, qepë dhe preshë, si një nga mënyrat më të mira për të parandaluar sëmundjet në të ardhmen.

Hani minimalisht 2 thelpinj të mëdhenj hudhre përditë (me përjashtim të atyre që janë para një operacioni, atyre që pësojnë hipotension prej hudhrës dhe personave që u është ndaluar për një arsye specifike). Qërojeni, gërvishteni dhe lëreni 10 minuta në ambient, që të prodhojë allicinën dhe pastaj konsumojeni. Përdoreni në formula të ndryshme me mjaltë, limon, xhinxher etj, por mos harroni se hudhra është ilaç i vetëmjaftueshëm dhe shpesh, duke e ngrënë më vete mund të marrësh sasi më të madhe prej saj, e rrjedhimisht më tepër përfitime prej saj. Nëpër formula ajo punon në sinergji dhe padyshim formulat sinergjike kanë përfitimet e tyre. Por hudhra edhe e vetme është sinergji kimikatesh, sinergji që largon energjitë e keqija. Nuk ua kam thënë, por unë i kam ca inat bestytnitë, jo mësyshi, jo po syri i keq etj, etj.

Mirëpo hulumtimet më kanë ndryshuar këndvështrim. Hulumtimet tregojnë se hudhra ka një veprim të shquar kundër radioaktivitetit, apo rrezatimit radioaktiv. Hudhrën duhet ta hapësh dhe ta mbash pranë kompjuterit kur punon, për t’u mbrojtur nga rrezet e tij të dëmshme, hudhrën duhet ta mbash në xhep për t’u mbrojtur nga rrezet (valët) e celularit, hudhrën duhet ta hash dhe ta kesh më vete, kur ke ndërmend të bësh ndonjë skaner apo grafi dentare dhe pas tij, per te ulur rrezikun e rrezatimit. (Ka mjaft studime që tregojnë se ushqime si hudhrat dhe qepët mbrojnë nga radiofrekuencat dhe mbrojnë nga toksiciteti prej rrezatimit jonizues organet e mëlçisë, zemrës dhe veshkave.

Çdo gjë që ka energji, emeton valë në frekuenca të ndryshme, që nga ato që janë të shëndetshme dhe që rritin frekuencën e trupit tonë, deri tek ato që ulin frekuencën e trupit e që janë sëmundje shkaktuese. Dhe hudhra është një mjet mbrojtjeje prej këtyre të fundit.

Tani ju do të thoni: Po me syrin ka të bëjë kjo? Po, ka. Edhe syri emeton valë. Çdo njeri duke qenë qenie energjike, emeton valë. Mirëpo brenda tek njeriu është edhe engjëlli edhe djalli, njeriu mund të jetë i mbushur me energji pozitive ose negative. Hudhra do të na mbrojë nga energjia negative rreth nesh dhe brenda nesh, pra edhe nga energjia negative, që në mund të mbartim në momente të caktuara si: zemërimi, xhelozia, urrejtja, cmira, etj. 

Ambrosi Monk thotë: “Syri i njeriut është makina e dritës nga zemra. Ajo që vjen nga zemra shpreh dhe, në veçanti, riprodhohet në veprimin e syrit dhe, nga ana tjetër, kthehet në zemër”.
Prandaj ju them: Nuk duhet ta shajmë hudhrën, këtë mrekulli të natyrës, që na është dhënë për të ulur dëmet e mëkatit në botë.

Hudhra përmban një nga komponimet më të rëndësishme për shëndetin, sulfurin, i afirmuar nga shkenca për cilësitë detoksifikuese (pastruese). Kimikisht, sulfuri (squfuri) është një substancë ndezëse apo djegëse. Lidhja jonë me squfurin që vjen përmes hudhrës, ka një natyrë mjaft të fuqishme.

hudhra

Ferri thuhet se ka erë si squfur që digjet dhe shpesh përmendet në Bibël dhe Kuran. Liqeni i squfurit është një simbol i mundimeve dhe shkatërrimeve të vazhdueshme. Perëndia e bëri atë një instrument të hakmarrjes së tij ndaj paganëve dhe kriminelëve. Pra, squfuri djeg të keqen …Po pak squfur në ushqimin tonë a nuk djeg elementët e prishjes sonë? Të paktën të prishjes fizike, po. Kjo është vërtetuar shkencërisht. Ndërsa për prishjen (dëmin) shpirtëror, ky është një dimension i pambërritur nga shkenca… Ndërsa sipas librave të shenjtë, fjala “dëm” në njerëz quhen vetëm disa lloje sëmundjesh shpirtërore të shkaktuara nga ndikimi prej demonëve. Koncepte të tilla si “çmenduri” dhe “obsesion” (sëmundja mendore Çrregullimi obsesiv- kompulsiv) shihen si manifestime të këtyre ndikimeve. Obsesioni nuk e pushton njeriun rastësisht. Arsyeja është mëkati. 

Prifti Athanasius Gumerov shkruante: “Shumë vuajnë: një sëmundje jepet për mëkatet, tjetra për përsosjen shpirtërore”.

Pra, hudhra me atë erën sulfurore si të prishur, në të vërtetë nuk duhet të na shqetësojë. Nuk duhet të përbuzim dhe largojmë njerëzit që kanë ngrënë hudhër. Fryma e tyre është e pakëndshme, por ata nuk na dëmtojnë, si të thuash, kanë marrë një korracë mbrojtëse ndaj energjive negative për veten e tyre dhe as nuk përcjellin tek të tjerët energji negative. Mendoni se në një autobus kur dikush apo disa kanë ngrënë hudhra dhe qepë, fryma e tyre është shqetësuese, por seriozisht jo aq shqetësuese sa fryma e kujtdo tjetër, që mund të përhapë në ajër mikrobe të rrezikshme. (Mikrobet ulin frekuencat në organizëm).
1Hudhra merret çdo ditë në trupin tonë me ekzekutimin e mijëra baktereve, viruseve, kërpudhave, qelizave kanceroze, merret me mbajtjen e gjakut të rrjedhshëm, pa mpiksje të tepruar, merret me mbrojtjen e enëve të gjakut, rikuperimin e indeve lidhës në kyçe, me normalizimin e presionit të gjakut dhe të kolesterolit. 
Studimet e fundit kanë treguar se hudhra është në listën e ushqimeve funksionale dhe epigjenetike, pra ka ndikim në ADN-në tonë, ajo ka fuqinë të bllokojë gjenet negative dhe të aktivizojë gjenet e mira përgjegjëse për shëndetin e mirë. Kjo do të thotë miq, se jetëgjatësia jonë nuk është e shkruar në qiell, por është e shkruar në hudhër.

Ndiqni intuitën e gjyshër-stërgjyshërve: Ata e dinin se hudhra shton jetëgjatësinë.
Ne themi vazhdimisht hudhra ushqim. Në fakt, hudhra është shumë pak ushqim, pasi me disa gram hudhër nuk mund të marrësh përfitime të mirëfillta ushqyese edhe pse ushqyes në hudhër ka. Hudhra është një nga ato ushqime që meriton emrin ilaç. 

Dhe kur themi këtë, nuk themi asgjë të re, pasi është e pranuar si e tillë ndër të gjithë popujt. P.sh. hulumtuesit në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan-Kettering dhe Universitetin Cornell studiuan përdorimin mjekësor të hudhrave gjatë gjithë historisë. Ata gjetën referenca për hudhrën në tekstet e lashta nga Egjipti, Greqia, Roma, Kina dhe India.
Për shembull, në Greqinë e lashtë dhe në Romë, njerëzit e konsideronin hudhrën një ndihmë për forcën dhe qëndrueshmërinë. Atletët olimpikë në Greqi hanin hudhra për të përmirësuar performancën e tyre. Romakët e lashtë u jepnin hudhra ushtarëve dhe detarëve. Punëtorët që ndërtuan piramidat në Egjipt ushqeheshin me hudhra për të rritur fuqinë dhe për t’i mbrojtur nga sëmundjet infektive.
Por pse është hudhra kaq e fuqishme? Përgjigja është sulfid hidrogjeni. Hudhra prodhon një gaz që në fakt është toksik, por është toksik për patogjenët në trupin tonë. Sulfidi i hidrogjenit lehtëson enët e gjakut, lejon më shumë oksigjen të udhëtojë në organet e trupit. Disa studiues në Kinë kanë shkuar aq larg, sa ta quajnë sulfid hidrogjenin si çelësi për një jetë më të gjatë.
Në një eksperiment në 2015 nga Penn State University, hulumtuesit injektuan një solucion me sulfid hidrogjeni në krahët e disa vullnetarëve të shëndetshëm. Ata donin të shihnin, se çfarë do të ndodhte, çfarë do të bënte sulfid hidrogjeni në një zonë të vogël të enëve të gjakut. Dhe panë se zgjeroi enët e gjakut e më pas rriti rrjedhën e gjakut. 
Hudhra e vjetër mund të jetë edhe më e shëndetshme.
Por le të largohemi nga laboratori dhe të shkojmë në kuzhinë. Mos i hidhni hudhrat më të vjetra që kanë mbirë. Ne kemi menduar më parë se hudhra që ka lëshuar filiz të gjelbër apo që është e vjetër, duhet hedhur në kosh. Mirëpo shkencëtarët kanë raportuar në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry” se kjo hudhër e vjetër ka edhe më shumë veti që janë të mira për trupin tonë, sesa hudhra e freskët. Gjithashtu, për të marrë efektin e plotë të përfitimeve shëndetësore, mos e shtoni atë në ushqim ose mos e gatuani menjëherë. Prijeni, që të lirojë përbërësin e shëndetshëm. Ndërsa ngrohja e hudhrave ose shtimi i saj tek përbërësit e tjerë pengon lirimin e kësaj përbërjeje të shëndetshme. 
Lidhur me erën e hudhrës ka një studim që tregon se mund ta reduktojë molla ose sallata jeshile. Provoni gjithashtu edhe majdanozin, i cili njihet për veprimin e tij anti-halitosis (erës së keqe të gojës).

Ku qëndron magjia e hudhrës? Qëndron tek aminoacidet e saj që përmbajnë squfur (Lista dhe shpjegimet e mëtejshme janë marrë nga George Mateljan).

Aminoacidet që përmbajnë squfur dhe Peptidet cisteine
Metionine
S-allylcysteine
S-allylmercaptocysteine
Glutathione
S-etil cysteine (SEC)
N-acetyl cysteine (NAC)
Thiosulfinates
Allicin
Allyl sulfinates
Metil allyl sulfinates
Sulfokside
Alliin
Garlicins
Methiin
Isoalliin
Sulfides, Diallyl Sulfides dhe Polysulfides
Sulfide hidrogjeni (H2S)
Sulfid dialil (DAS)
Diallyl disulfide (DADS)
Trisulfid diallyl (DATS)
Vinyldithiins
1,2-vinyldithiin
Dehydrovinyldithiins
Ajoenes
E-ajoene
Z-ajoene

Përfitimet shëndetësore kryesore të hudhrës lidhen me këto përbërje squfuri. Së pari janë përfitimet që lidhen me vetë squfurin. Edhe pse ky mineral nuk ka rekomandime për shëndetin publik dhe nuk përfshihet si një lëndë ushqyese DRI (Ushqimi Referues) nga Akademia Kombëtare e Shkencave, USA, është i njohur se luan një rol kritik në shëndetin tonë, veçanërisht në lidhje me sistemin e detoksifikimit qelizor, shëndetin e kyçeve tona dhe indit lidhës si dhe metabolizmin e oksigjenit. Është e rëndësishme të mos harrosh këtë pasuri squfuri të hudhrës, pasi është një veti e hudhrës që nuk gjendet në shumicën e ushqimeve që hamë (le të kujtojmë se squfur ka edhe brokoli e lakra).
E dyta janë përfitimet që lidhen me forma unike të squfurit në këtë ushqim. Në krye të listës është allicin dhe produktet e saj metabolike DAS, DADS dhe DATS. Këto sulfide lirojnë H2S që përfshihet në përfitimet kardiovaskulare të hudhrave pasi punon sinergjikisht me oksidin nitrik (NO) në optimizimin e elasticitetit të enëve të gjakut.

2
Hudhra ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Mirëpo inflamacioni kronik i padëshiruar që është një rrezik i veçantë brenda enëve të gjakut, ndikon në dëmtimin e mureve të enëve të gjakut, formimin e pllakave. Vinyldithiins, polysulfoxides diallyl janë më të lidhur ngushtë me aktivitetin anti-inflamator të hudhrës në sistemin tonë kardiovaskular.

Hudhra permban dhe shumë forma të cisteinës që kanë marrë vëmendje të veçantë kërkimore, si dhe veçohet për praninë e glutathiones- antioksidantit mjeshtër dhe të selenit, një mineral që gjendet rrallë në ushqime. Këto e bëjnë hudhrën ushqim unik.

Çuditërisht, në Budizëm ekziston një koncept i kundërt për hudhrën. Ajo konsiderohet një toksinë për mendjen, që fillimisht e mbistimulon dhe pastaj e trullos. Hudhra, qepa konsideroheshin ushqime të papërshtatshme për meditim dhe për murgjërit ishte e ndaluar. Pra, çfarë keni lexuar për hudhrën në formulat e lashta tibetiane, është një  mashtrim i pastër që qarkullon në internet, ashtu si dinë të qarkullojnë mashtrimet. Për murgjërit e Tibetit, këto ishin ushqime të ndaluara edhe për një arsye tjetër, sepse prishnin dlirësinë e tyre dhe ngjallnin epshin. 
Në të vërtetë, hudhra është gjumësjellëse dhe ndoshta trullosëse. Sot s’mund t’ju them shumë për këtë, por di t’ju them se kaq shumë studime të reja tregojnë për fuqinë e saj neuroprotektive dhe për parandalimin e pllakave amyloide në tru, që shkaktojnë Alzhejmer. Hudhra konsiderohet një perforcuese e kujtesës. Ndërsa hudhra është një nga ushqimet më të rëndësishme që rrit metilacionin (si dhuruese e grupeve metil) dhe acetilimit të histoneve, duke ushtruar kështu funksione epigjenetike. Hudhra është ushqimi i lashteë që i përket së sotmes dhe do t’i përkasë edhe së ardhmes.

Marrë nga https://www.facebook.com/bime.medicinale/posts/662994884093990

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top