Marrëdhënie

September 13, 2018 | 9:00

Nga Reti Duka / Martesa u përket atyre që e meritojnë të martohen

Në kohët e sotme martesa nuk është më thjesht lidhje në kurorë midis mashkullit dhe femrës. Tanimë, si në shumë vende të tjera të botës, dhe në Austri, homoseksualët mund të martohen me ligj. Në të ardhmen, siç po shihet, mund të martohen edhe single apo të tjerë të tjerë që dëshirojnë “Martesë Light”. Në Austri morën fund kërkesat dhe diskutimet disavjeçare të çifteve homoseksuale për t’u martuar me ligj.

retiHapja e shoqërisë, toleranca dhe mirëkuptimi njerëzor nuk është dhe aq i papritur, por e papritur dhe e patolerueshme, ose e pakuptueshme, sipas mendimit tim, është Sologamie, të martohesh me veten! Në SHBA dhe Japoni organizohen aktivitete të ndryshme, si paketa turistike, shitje fustanesh nusërie, festa, paketa gjithëpërfshirëse fotografish për “në ditë të mira dhe të këqija, derisa vdekja të na ndajë”. Ky koncept bazohet tek ideja: “të duash veten”, e cila justifikohet si metodikë terapie. Në Japoni, më tepër për motive shoqërore, konkretisht, aty femrat beqare që nuk kanë ende një status të respektueshëm në shoqëri (për arsye sepse janë beqare) i lejojnë vetes për një shumë prej 2 deri në 3 mijë Euro një martesë profesionale me veten.

Ky trend “martesa me veten” ka mbërritur edhe në Europë. Një britanike ia bëri dhuratë vetes martesën, pas një vuajtje dashurie. Ajo u martua me veten, duke organizuar një festë të madhe si dhe u shoqërua në altar nga babai i saj. Një italiane pasi i tha vetes: “Po, pranoj”, u nis për muaj mjalti po vetëm. 

Por pyetja që më ngacmon mua është: “A do të quhej tradhti martesore nëse kjo femër, e cila u martua me veten, do të shkojë në shtrat me një mashkull?!” Apo nëse ajo nuk do të jetë në harmoni me veten, a do të kërkojë ndarjen, prishjen e martesës po me vetveten?!” Nëse ajo nuk i reziston betimit të martesës “derisa vdekja të na ndajë”, a do ta ketë gjykatësi fjalën e fundit?

Kërkesa për ekskluzivitetin seksual dhe emocional nuk mund të hiqet Cili është motivi i vërtetë i martesës me vetveten? Justifikimi: duaje veten, respektoje atë, apo pamundësia individuale për të gjetur dashurinë te dikush?! Mendojnë vallë femrat single se mund të ketë ndonjë temë të caktuar dhe për këtë arsye martohen me veten, apo është thjesht iluzioni i vajzës së vogël që ëndërron një dasmë përrallore të veçantë?!

Unë mendoj se sologamia është një shprehje e narcizmit të një brezi që ka dukshëm probleme me një lidhje dashurie. E vetmja gjë e sigurt, është se vetë martesa shkel mbi normën shoqërore, që thotë se martesa për fshin dy vetë. Futurologisti Mathias Horxs i jep “Polyamorie” shanse të mira. 

Duke u bazuar në njohuritë që ka secili mbi partnerin e vet ekziston edhe marrëdhënia tjetër e dashurisë mes të tretit. Sipas tij, të gjithë janë në harmoni seksuale dhe emocionale me njëri-tjetrin. Unë dyshoj që pretendimi për ekskluzivitetin seksual dhe emocional të shfuqizohet.

Nëse Polyamorie dhe Martesa shikohen e para si e papërfytyrueshme dhe e dyta si demode lind zgjedhja tjetër për “Pacsen”, pak a shumë për martesën “light”. Pas vitit 2019 në kontratën e martesës midis dy partnerëve çështjet e taksave dhe trashëgimisë do të trajtohen si të barabarta, si dhe lehtësira në rast ndarjeje. Në Francë Pacsen ka hyrë në fuqi që këtë vit. Unë mendoj se shumë Pacser-ve u mungon vizioni që edhe pas një grindjeje në çift apo divergjencash të ndryshme, ekzistojnë mundësitë e zgjidhjes të krizave martesore.

Një studim i kryer mbi krizat në çift tregon se: Vullneti i bashkëpunimit është mbrojtësi më i mirë i martesës dhe në shumë raste edhe më i fortë se sa vetë dashuria. Fatmirësisht, në Shqipëri, por edhe në Austri, sipas statistikave pati më shumë martesa tradicionale se më parë. 

Kështu që pak rëndësi ka për “Pacsen”, Sologamie apo Polyamorie – çdo trend i ri është i prirur të shfuqizohet nga mbajtja dhe zhvillimi i tradicionales. Thënë shkurt: Martesa u takon atyre që e meritojnë të martohen!

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 130

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top