Lifestyle

November 6, 2017 | 11:14

“Jini të uritur për të mësuar, por jini dhe pak të çmendur për t’u argëtuar!”

Një nga fjalimet më të mira të të gjithë kohëve është ai i themeluesit të Apple, Steve Jobs.

Steve Jobs do të kujtohet si personaliteti që themeloi kompaninë prestigjioze “Apple”, e cila në ditët e sotme llogarit miliona shitje të produkteve të saj në mbarë botën. I ftuar për të mbajtur një fjalim përpara të sapodiplomuarve të Universitetit të Standfordit në vitin 2005, Steve Jobs ia doli të jepte një mesazh tepër motivues, i cili edhe pse kanë kaluar thuajse 12 vjet, mbahet si një ndër fjalimet më të mirë dhe motivues të të gjitha kohërave.

1

Një pjesë nga ky fjalim:

“Rreth një vit më parë unë u diagnostikova me kancer. Bëra një skaner në orën 7.30 të asaj dite që shkova në spital dhe skaneri evidentoi një masë tumorale në pankreasi. Në atë kohë, as që e dija çfarë ishte pankreasi. Mjekët më thanë se lloji i tumorit ishte i pakurueshëm dhe që nuk më mbeteshin më shumë se 3-6 muaj jetë. Ata më thanë të shkoja në shtëpi dhe të nisja të bëja ato që doja të bëja dhe sipas fjalorit të mjekëve, kjo do të thoshte të bëja përgatitjet për të vdekur. Nënkuptonte t’i thoje fëmijëve të t’u gjithçka që doje t’ia thoje në 10 vitet e ardhshme, për vetëm 3-6 muaj. Nënkuptonte t’i thoje “Mirupafshim!”, të gjithëve.

Gjatë gjithë ditës vrisja mendjen rreth atyre që doja të bëja, derisa në mbrëmje bëra biopsinë me anë të një endoskopi që futej në fyt, përshkonte stomakun, një pjesë të zorrës së hollë dhe arrinte të merrte disa qeliza nga pankreasi. Unë nuk isha shumë i vetëdijshëm në atë moment, por bashkëshortja më tha se mjekët kishin parë qelizat në mikroskop dhe ishin përlotur, teksa kishin parë që vuaja nga një tumor i rrallë, i cili mund të hiqej me anë të kirurgjisë. Unë e bëra operacionin dhe tashmë jam mirë.

Kjo ishte hera e parë kur isha shumë pranë vdekjes dhe shpresoj që të jetë e vetmja edhe për dekadat që do të pasojnë. Duke u përballur me vdekjen, dua t’ju them se nuk ka person që do të vdesë. Edhe ata që duan të shkojnë në parajsë, nuk duan ta lënë këtë botë. Dhe prapë, fatkeqësisht, vdekja mbetet destinacioni i përbashkët për të gjithë ne. Askush nuk ka arritur t’i shpëtojë dot. Por pavarësisht kësaj, vdekja mbetet shpikja më e mirë e jetës. Ajo sqaron se është koha për t’ia lënë hapësirën të rinjve për të vepruar. Sot ju jeni të rinjtë, por një ditë edhe ju do të moshoheni dhe duhet t’i lini vendin brezit të ri. Më falni që po tregohem kaq dramatik, por kjo është e vërteta.

Koha juaj është e reduktuar, kështu që mos e shpenzoni duke u marrë me jetën e të tjerëve. Mos jetoni me mendimet e të tjerëve. Mos i lejoni zërin dhe opinionin e të tjerëve, të mbysin zërin dhe opinionet tuaja. Dhe më e rëndësishmja, kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato e dinë më mirë se çfarë do të arrish ti me jetën tënde. Gjithçka tjetër kalojeni në plan të dytë.

Jini të uritur për të mësuar, por jini dhe pak të çmendur për t’u argëtuar!

Faleminderit të gjithëve!”/bota.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com