FB

November 14, 2024 | 7:08

Jo më për kënaqësinë e të tjerëve, si të filloni rikuperimin e vetes

Ndryshimet më të mëdha fillojnë kur e shohim veten me interes dhe respekt, në vend të gjykimit dhe mohimit. Kur i ftojmë mendimet dhe ndjenjat tona në vetëdije, ne kemi mundësi të mësojmë prej tyre, në vend që të reagojmë në mënyrë të pandërgjegjshme ndaj tyre. Kështu ne rrisim vetëdijen tonë për realitetin, duke u bërë  të gatshëm për të vërtetat tona personale.

personalitet

Kuptoni, teprimi dëmton marrëdhëniet tuaja. Shëndeti i marrëdhënieve tuaja varet nga ju, sa kujdeseni për pjesën tuaj. Kur ju bëni shumë për të tjerët, në mënyrë të pashmangshme i shtyni të tjerët që të mos funksionojnë. Synimet tuaja mund të jenë të mira, por në fund të fundit e pengojnë efektivitetin e marrëdhënieve tuaja.

Kuptoni rëndësinë e të qenit vetvetja. Jemi të gjithë individë unikë. Ne duhet të jemi në gjendje të veprojmë në mënyrë autentike dhe të lidhemi me atë se kush jemi dhe me atë që vlerësojmë.

Mësoni të ecni përpara. Nëse jeni të mbërthyer në të kaluarën dhe nuk mund t’i lini  prapa gjërat që kanë ndodhur me ju, shanset janë të mbeteni të burgosur, të paaftë për të hyrë në potencialin tuaj të plotë.

Kuptoni se evitimi i problemeve nuk ju ndihmon të rriteni. Kur lindin probleme, ne tentojmë të reagojmë menjëherë duke u përpjekur t’i heqim ato dhe ndjenjat që sjellin. Ne përpiqemi të shmangim çdo gjë që rrit përjetimin e pakënaqësisë ose dhimbjes më të vogël. Kur i shmangim problemet tona dhe përpiqemi t’i heqim menjëherë ato, ne vetëm i bëjmë gjërat më keq për veten tonë në të ardhmen.

Vendosni nëse doni të jeni të lirë, ose një e burgosur dashurie. Merrni përgjegjësinë për rolin që luani në marrëdhëniet tuaja dhe përdorni zërin tuaj për t’i bërë këto marrëdhënie të balancuara dhe reciprokisht të kënaqshme. Duhet guxim për të bërë ndryshime dhe për të vendosur kufij.

Pranoni veten. Pranimi i vetes është një proces gjithnjë në zhvillim. Por ajo fillon tani. Kjo është koha për të njohur vlerën tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top