Mirëqenie

November 4, 2017 | 7:43

Si të shpëtojmë nga kolla me 4 përbërës të thjeshtë

Dimri është pas dere dhe bashkë me uljen e temperaturave shoqërohen një sërë ndryshimesh fiziologjike në organizmin e njeriut. Shenjat e para janë rrjedhje hundësh, kollë dhe ftohje. Dhe nuk ndodh gjithçka vetëm prej temperaturave të ulëta, por edhe për shkak se bakteret përhapen me shpejtësi në vende të mbyllura siç janë shkollat, zyrat dhe të gjitha vendet publike.

xhinxher mjalte

Kolla për shembull, mund të jetë një situatë me të vërtetë e bezdisshme, sidomos kur bëhet fjalë për prekjen e një personi me sistem të dobët imun. Dhe është më problem nëse ndodh te një fëmijë.

Zakonisht mjekët këshillojnë shurupe për kollën, por që edhe ato njihet që kanë efekte anësore. Gjithsesi, në kushtet e shtëpisë mund të tregohemi të vëmendshëm për ta parandaluar këtë situatë. Mjaftojnë pak përbërës të cilët i gjejmë lehtësisht në shtëpi.

Mjaltë dhe xhinxher, do ju ndihmojnë t’ia dilni mbanë për të shpëtuar nga kolla:

1 lugë gjelle xhinxher i freskët

1 lugë gjelle mjaltë bio

1 lugë gjelle miell

1 lugë gjellë vaj ulliri

1 garzë

Shirit ngjitës

 

Përziejini mjaltin me miellin, më pas shtojini vaj ulliri dhe xhinxher. Trazojeni mirë dhe vendoseni përzierjen në garzë, pastaj vendoseni në gjoks dhe fiksojeni me ngjitësin. Lëreni të veprojë së paku për 3 orë, ndërsa të rriturit duhet ta mbajnë gjithë natën.

Ky është një ilaç i thjeshtë natyral, por që ka efektivitet.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://www.bigodino.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top