Mirëqenie

January 23, 2018 | 9:41

Joga të rinon fytyrën

Joga e fytyrës bën mrekulli pasi masazhet e lehta në mënyrë të rregullt rrisin madhësinë e muskujve, duke çuar në një pamje më të plotë të fytyrës dhe shumë më të freskët.

1

Në një eksperiment të kryer në Universitetin Northestwrn në Çikago, studiuesit zbuluan se ata që bënë masazh 30 minuta për 20 javë rresht, dukeshin tre vjet më të reja në fytyrë. Pjesëmarrëset në studim ishin 27 gra të moshës 40 deri në 65 vjeç.

Janë gjithsej 32 ushtrime të ndryshme që ndihmojnë. Ndër to përmendet hapja e gojës në formën e shkronjë O, buzëqeshja që ndihmon muskujt e faqeve dhe masazhet e lehta me gishtërinj.

Murad Alam, një profesor i dermatologjisë thotë se nuk ka nevojë për ndërhyrje apo për injeksione, ku thjesht mund të bësh joga fytyre e të dukesh tre vjet më e re.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top