Në fokus

January 23, 2018 | 9:50

“Në çdo rresht dridhesha.” Flet mësuesja që korrigjoi detyrën e 14- vjeçares së abuzuar nga babai

Një roje burgu nga qyteti qendror i Cassinos, i cili ishte  nën hetim për dyshimin se abuzonte seksualisht me vajzën e tij 14-vjeçare u gjet i varur mëngjesin e së hënës. 

1

Një gjykatë vendase kishte urdhëruar 54- vjeçarin të largohej nga shtëpia, pasi vajza zbuloi abuzimin në një ese të shkollës dhe lëvizjet e tij u monitoruan nëpërmjet një bylyzyku elektronik. Ai u var në hyrje të një kishe pranë Cassinos.

Nëna e vajzës e raportoi rastin tek autoritetet pasi u ftua nga drejtori i shkollës pas esesë, në të cilën adoleshentja tha se ishte abuzuar “çdo herë që ai dhe ajo ishin të vetëm”.

 Gruaja kishte folur edhe për një episod të ngjashëm me  vajzën e saj të parë, 28 vjeçe, e cila kishte qenë viktimë . Me atë rast burri i kishte “premtuar se vepra të ngjashme nuk do të ndodhnin përsëri”.

Ndërkohë mësuesja rrëfen se si e zbuloi ngjarjen:

“Në çdo rresht dridhesha, çdo fjalë peshonte si një gur, dhe sa më shumë lexoja, aq më shumë kuptoja se histori rreth asaj teme ishte e vërtetë, një e vërtetë dramatike”. 

Kjo është deklaruar në një intervistë nga mësuesja , pasi kishte dhënë si detyrë të denononconin dhunën seksuale.

“Meqenëse ishin fjalë të rënda, të gdhendura në gur, ato nuk mund të ishin rezultat i imagjinatës, dhe shqisa  gjashtë më udhëzoi, edhe unë jam një nënë, isha e sigurtë që studentja nuk gënjente. Unë menjëherë e informova drejtorin, e thërrëm vajzën dhe e siguruam se mund të besonte, se kjo histori do të mbetej e fshehtë. Ajo, me lot, e tregoi atë hap pas hapi dhe në atë moment ne kërkuam numrin e nënës  së saj”.

Burimi: Pamfleti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top