Marrëdhënie

October 28, 2017 | 8:20

Ju fola yjeve për ty…

E di? Ju fola yjeve për ty.

Unë flas me ta shpesh dhe gjithmonë ju tregoj gjërat që nuk jam akoma në gjendje t’i them me zë.

1

Anisa Zaqe, psikologe klinike, diplomuar në Francë dhe psikologe këshillimi, diplomuar në UT

Anisa Zaqe, psikologe klinike, diplomuar në Francë dhe psikologe këshillimi, diplomuar në UT

Ama, sot fola për ty, dhe një moment me zë të lartë, ju thashë atë që vetes ia kam fshehur kaq gjatë. Ju tregova për herën e parë që të ndjeva shtrëngimin e përqafimit. Ju fola për erën e parfumit që të kam aq xhan. Ju thashë se si vërtetë më lëviz toka nën këmbë sa herë të kam përballë. Fola gjatë për buzëqeshjet 36-dhëmbësh sa herë emri yt ndizte ekranin e telefonit tim.

Dashkam të nisem për tek ty tani. As vetë nuk e di pse nuk po e bëj. Nuk kam gjë për të humbur, në fund të fundit. Prej kohësh ta dëgjoj shpesh që unë e çmendur jam, e ke marrë vesh edhe ti tashmë.

Dua të vij e të zhytem në perimetrin e krahëve të tua në strehën tënde, ku edhe muret mund të flasin për dashurinë tonë. Atje, ku nën ritmin e muzikës së shpirtit kemi kërcyer zbathur në dysheme. Atje, ku kemi qeshur derisa nofullat na kanë dhembur.

Atje ku shpesh e kemi përcjell natën dhe e kemi pritur diellin duke folur për jetën me zë të ulët, duke treguar dhimbjen e kaluar nëpërmjet syve, duke kërkuar falje nëpërmjet puthjeve, duke thënë mijëra fjalë dashurie nëpërmjet përqafimeve.

Më pyetën sot: “A do e kishe dashur sërish, edhe nëse do e dije që do shkonte kështu?”
Buzëqesha. Dhe nga shpirti më doli, Po. Gjej veten duke i folur yjeve për ty. Atyre që ju kam besuar shpirtin e zemrën, kur nuk mund ti lija askund tjetër. Kështu që po. Pavarësisht që sa herë mendoj të vij tek ty, mendoj se si sërish do iki. Pavarësisht se nuk të kam, por më ke. Pavarësisht se nuk je. Do të të kisha dashur sërish 1000 herë të tjera, për forcën që mi jep emocionit, për budallallëkun që më shtie mendjen, për lumturinë e pakuptimtë që më ndez.
Do të të kisha dashur sërish edhe njëmijë herë të tjera se unë veç kështu di të dua. Nuk i kam lëvizur kurrë këmbët nga toka, ama shpirt e zemër i kam shtrirë veç mbi yje.

Dua të vij tek ty pikërisht sot që ju fola yjeve për ty.

Unë dua thjesht të shuaj etjen e krahëve të mi për të tutë, veç sot, për disa orë, a vite, ndoshta dhe për disa jetë…
Por, sonte dua të ndjej në kraharor çmendjen e zemrës së çmendur kur ti me sy e buzë e krahë, më mban shpirtin peshë e peng dhe ma kujton sa shumë e dua emocionin e dashurinë.

Ti mos ki frikë. Do iki shpejt. Nuk të kërkoj asgjë. Nuk do dalim as përdore, e as përkrahu. Do iki pa kthyer kokën mbrapa. Ama, në strehën tënde do e lë shpirt e zemër. Janë ende të tuat, ndaj po i le tek ty.

Gjithsesi…
…do mi sjellësh ti kur të vish vetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top