Mirëqenie

October 28, 2017 | 8:10

Përdorimet çudibërëse të mjaltit, sëmundjet që arrin të shërojë

Mjalti përmban vlera të shumta ushqyese dhe medicinale e është përdorur që në lashtësi për vetitë e tij antibakteriale dhe antifungale. Më poshtë po japim disa nga efektet kurative të këtij ilaçi çudibërës.

mjalt

I ftohti dhe gripi
Në shtëpi mund të përgatisni vetë një shurup kolle duke përdorur një filxhan me mjaltë cilësor, një lugë gjelle me lëng limoni dhe 2 lugë çaji me sherebelë.
Shëron plagët
Mjalti bën punë edhe kundër djegieve të imëta, madje në shumë raste është më efektiv se trajtimet me antibiotikë. Mjalti ka një përmbajtje natyrale të disa substancave që funksionojnë si antibiotikë.

Problemet me tretjen
Konsumimi i mjaltit zgjidh problemet me diarrenë dhe parandalon ulcerën, një prej sëmundjeve të rrezikshme që i kanoset njeriut. Për më tepër, mjalti është një probiotik natyral që stimulon rritjen e baktereve të mira në stomak, duke ofruar një mburojë të mirëfilltë natyrale.

Gjumë të qetë
Gjumi i qetë është thjesht një lugë gjelle me mjaltë larg. Kjo teori ka nevojë për më shumë studime, e megjithatë konkluzionet e deritanishme thonë se mjalti përmirëson gjumin, duke i dhënë mëlçisë glikogjen ndërkohë që trupi pushon. Një gjë e tillë qetëson trurin dhe parandalon aktivizimin e kundërpërgjigjeve të stresit.

Flokë dhe lëkurë të shëndetshme
Falë aftësive shëruese, mjalti mund të përdoret edhe në flokë dhe lëkurën e thatë për t’i bërë më të shëndetshëm./gsh.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top