Në fokus

April 16, 2020 | 8:03

Juliana Dulla: Brenda teje ndodhet një forcë e jashtëzakonshme. Zgjoje dhe bëje bashkëudhëtaren tënde!

Brenda teje ndodhet një forcë e jashtëzakonshme. Zgjoje, bëje bashkëudhëtaren tënde dhe fokusohu në zgjidhjen e duhur!

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR

*Një vajzë 27 vjeçare, u diagnostikua me çrregullime paniku dhe depresion. Shpesh ajo izolohej në shtëpi, ndihej e paaftë të përballonte punën, nuk argëtohej dot me shoqërinë dhe ndjente vazhdimisht lodhje. Menjëherë e shqetësuar për shëndetin e saj, iu drejtua mjekut, i cili i dha terapi me antidepresant dhe njëkohësisht i rekomandoi edhe psikoterapi. 

B., u ndje më mirë dhe u rikthye në punë. Përpiqej të dilte me shoqërinë e megjithatë ende ndjente lodhje. Ajo ishte e përpiktë në përcjelljen e këshillave të terapistit. Njëkohësisht filloi të kryente edhe ushtrime fizike, B., i pëlqente qetësia që ndjente pasi vraponte, sepse ndihej më pak e stresuar. Pas pak muajve iu rikthye energjia e dikurshme. Pas një viti  B., ishte e gatshme të ulte dozën e medikamenteve dhe të rriste intensitetin e ushtrimeve fizike, kjo i shkaktoi një rritje të nivelit të endorfinave, të cilat e ndihmuan në përballimin e ankthit pasi ndërpreu mjekimin*. 

Shpesh njerëzit nuk besojnë se ushtrimet fizike e bëjnë këtë ’mrekulli’, pra të përmirësojnë kaq mrekullisht shëndetin e tyre mendor. Shumë terapistë pohojnë se në nivel fiziologjik ushtrimet fizike ndikojnë pozitivisht mbi nivelet e neurotransmetuesve në tru dhe përmirësojnë humorin, gjithashtu rritja e nxehtësisë trupore ka efekte qetësuese. Aktiviteti fizik rrit nivelin e endorfinës, lehtëson tensionin në muskuj dhe redukton nivelin e kortizolit i cili është hormoni i stresit.

1

Ushtrimet fizike gjithashtu ndikojnë pozitivisht dhe japin edhe përfitime të tjera tek individët qofshin ata me ankth apo pa ankth, me depresion apo pa depresion.

-Rrisin besimin në vetvete |  Aktiviteti fizik të jep besim, jep edhe një lloj ndjenje të përmbushjes së qëllimeve dhe sfidave sado të vogla qofshin ato. Ndihesh edhe në formë të mirë përsa i përket pamjes fizike.

-Shpërqëndrimi nga problemet dhe mendimet negative | Gjatë vrapit në natyrë apo lojërave të ndryshme sportive zhvendosen mendimet negative dhe i lihet hapësirë kreativitetit. Ushtrimet fizike mund të shoqërohen edhe nga ndonjë muzikë e preferuar, e cila po ashtu ka efekte pozitive.

-Rrisin bashkëveprimin me të tjerët | Duke qenë se depresioni të çon në vetizolim, ushtrimet fizike në natyrë të japin mundësinë e të përshëndeturit ose edhe të shkëmbyerit e ndonjë buzëqeshjeje me të tjerë, gjithashtu edhe njohje me miq të rinj.

-Përballimi i suksesshëm | Duke bërë përpjekje për të përballuar ankthin apo depresionin në mënyrë të shëndetshme dhe jo duke përdorur devijime, si përdorimi i alkoolit apo mbyllja në vetvete është një sfidë mjaft e madhe. Kjo sigurisht që të bën të ndihesh krenar me veten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top