Mirëqenie

April 16, 2020 | 8:02

Vaksina kundër coronavirus, shkencëtarët në garë më kohën për të gjetur kurën kundër COVID-19

Testet tek 550 njerëz të shëndetshëm për vaksinën e re të zhvilluar nga kompania italiane Advent-Irbm nga Pomezia së bashku me Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit do të fillojnë në fund të këtij muaji në Angli. Kjo u njoftua nga CEO Piero Di Lorenzo, i cili u shpreh: “Pritet që vaksina të bëhet e përdorshme në shtator për të vaksinuar profesionistët e kujdesit shëndetësor”.

Në fund të prillit, njoftoj Di Lorenzo, “për shkak të të dhënave të marra javët e fundit, grumbullimi i parë i vaksinës, i zhvilluar nga partneriteti Advent-Irbm me Universitetin e Oksfordit, do të zhvendoset nga Pomezia për në Angli, ku do të fillojnë testet e përshpejtuara tek 550 vullnetarë të shëndetshëm”. Përveç kësaj, “vaksina pritet të jetë e përdorshme që në shtator për të vaksinuar profesionistë të kujdesit shëndetësor”. Di Lorenzo njofton se “negociatat për një hua të konsiderueshme me një grup investitorësh ndërkombëtarë dhe qeveri të ndryshme të interesuara për të shpejtuar më tej zhvillimin dhe prodhimin industrial të vaksinës tani është në fazën përfundimtare”.

“U vendos që të shkohet direkt në fazën e provës klinike te njerëzit, në Angli – shpjegon Di Lorenzo – duke besuar te jo-toksiciteti dhe efikasiteti i vaksinës bazuar në rezultatet laboratorike, të cilat kanë qenë veçanërisht efektive”

Këto ditë dhe në të ardhmen, njoftimet që pretendojnë se kanë gjetur vaksinën do të shumohen: Këto janë njoftime që nxisin shpresa të mëdha, por ato gjithashtu mund të jenë konfuze, aq shumë saqë kohët e fundit OBSH tha që “koronavirusi nuk do të shkojë dhe ne nuk e dimë nëse njerëzit që e kanë pasur atë janë imunë ose kur do të kemi një vaksinë “; Nga ana e saj, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, tha se nuk pritet të ketë një vaksinë para fundit të vitit.

Si po shkojnë gjërat? Edhe sa kohë do të duhet të presim? Duhet ritheksuar që ka dhjetëra institucione në të gjithë botën, akademikë dhe privatë, që po punojnë për vaksina të mundshme. Por parashikimet e ekspertëve ndryshojnë shumë: nga ata që besojnë se mund ta kemi brenda një viti, tek ata që mendojnë se do të zgjasë më shumë dhe tek ata që hipotezojnë se nuk do ta kemi kurrë. Vetë Di Lorenzo tha se “para se të prodhohet një vaksinë për tërë popullatën botërore, nuk do të kalojnë muaj, por vite”.

 

Burimi / https://www.ilmeteo.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top