Lifestyle

September 9, 2020 | 8:20

Justin Bieber zotohet të jetë burrë i mirë dhe baba në të ardhmen

 

Hailey dhe Justin Bieber u fejuan në Bahamas në korrik të vitit 2018. Disa muaj më vonë u lidhën fshehurazi në kurorë në një gjykatë në New York City. U zotuan në një ceremoni bujare në Montage Palmetto Bluff në Karolinën e Jugut më 30 shtator. Le të hedhim një vështrim në disa fotografi të lezetshme të çiftit nga daljet e tyre të rastësishme.

1

(Në foto) Çifti në premierën e dokuseritë “Justin Bieber: Seasons” në Los Angeles, California, SH.B.A., në 27 Janar 2020.

Justin Bieber mori një moment për të reflektuar mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij – dhe shprehur dëshirën e tij që një ditë të jetë baba. Shënimin e bëri në një nga postimet në Instagram në fundjavë.

“Erdha nga një qytet i vogël në Stratford Ontario Kanada. Nuk kisha gjëra materiale dhe kurrë nuk isha i motivuar nga paratë apo fama, thjesht e doja muzikën. Por ndërsa u bëra një adoleshent, lashë që pasiguritë dhe zhgënjimet e mia të diktonin atë që të vendoste vlerën time”, shkroi Bieber në një shënim të postuar në Instagram natën e së Dielës (6 Shtator).

Ai vazhdon: “Vlerat e mia ngadalë filluan të ndryshojnë. Egoja dhe fuqia filluan të pushtoheshin dhe marrëdhëniet e mia vuajtën për shkak të kësaj”.

“Unë me të vërtetë dëshiroj marrëdhënie të shëndetshme”, tha Bieber. “Dua të motivohem nga e vërteta dhe dashuria. Dua të jem i vetëdijshëm për pikat e mia të verbra dhe të mësoj prej tyre! Dua të eci në planet që Zoti ka për mua dhe të mos përpiqem t’i bëj vetë! Dua të heq dorë nga dëshirat e mia egoiste çdo ditë, në mënyrë që të jem një burrë i mirë dhe baba i ardhshëm!”

Megjithëse ai ngriti temën e të qenit prind në postimin e tij, ylli i popit dhe gruaja Hailey Baldwin kohët e fundit thanë se ende nuk kanë nisur beben në karantinë.

2

3    4

5

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top