Zotohem, të bëj premtimin më të madhi që mund të të bëj, atë që, pas teje, nuk do t’ia bëj askujt tjetër. Përtej gjithçkaje, të premtoj se nuk do të pendohem kurrë për dashurinë tonë. Më ke dhënë aq shumë, shumë, saqë një ditë mund të më heqësh më shumë nga sa më ke dhuruar.
Asnjëherë nuk do të pendohem pse të kam dashur kaq shumë, se përse të kam besuar kaq shumë.
Jo, kurrë nuk do ta quaj veten të lojtur.
Kurrë nuk do të them “nëse do të kthehesha mbrapa…” sepse, në mënyrën tonë, ne pikturuam foton tonë të përsosur, një foto plot ngjyra që, sa herë që e shikoj, bën të shpërthejë brenda meje një lum emocionesh.
Është e kotë ta mohoj: ka njerëz që kur hyjnë brenda teje, zënë një kënd në zemrën tënde dhe mbeten aty përgjithmonë. Dhe pastaj, e di, edhe nëse ti mund të më kesh gënjyer, të më kesh zhgënjyer, edhe nëse mund të mos më kesh mbrojtur, do të kisha bërë të njëjtat gjëra, do të të desha në të njëjtën mënyrë, identike.
Nuk do të kisha ndryshuar një presje për ty. Nuk do të kisha ndryshuar asgjë tek unë. Sepse ka dashuri që nuk ka rëndësi se si kanë përfunduar, e rëndësishme është që ato kanë ekzistuar.
Pikërisht kështu… ndjerë në çdo fjalë…
Është pikërisht kjo që ndjej për ty dhe do të ndjej përgjithmonë!
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Debora Dixie, shkrimtare
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.