Këshilla & Arsye

July 31, 2018 | 8:48

Ka disa arsye pse ndiheni të përgjumur në ditët me shi. Ja cilat janë ato…

Një studim i Universitetit Shtetëror në Pensilvani ka zbuluar shkakun kryesor përse zgjimi në mëngjeset me shi është më i rëndë se zakonisht, apo përse në ditët me shi ka më shumë gjumë dhe ndryshime hormonale.

Sipas tij nëse dita është me shi, ka më pak dritë, prandaj trupi ka më pak serotoninë dhe më shumë melatoninë– hormone të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për humorin dhe vigjilencën tuaj.

Shumë njerëz, në ditë me shi ndihen të përgjumur. Por a ka ndonjë shpjegim shkencor lidhur me këtë, pasi është një fenomen shumë i përhapur tek shumë njerëz?

Nuk flini siç duhet

Një studim i kryer nga Laboratori i Gjumit në Universitetin Rochester, ka treguar se në netët me shi njerëzit nuk flenë shumë. Prandaj kur zgjoheni, nëse ende ka shi, do të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur.

Shumë melatoninë

Melatonina është hormoni që ndihmon trupin të rregulloj qarkun e gjumit dhe të zgjimit. Sa më shumë që trupi juaj ta prodhoj këtë hormon, aq më të lodhur do të ndiheni. Por melatonina gjithashtu ndihmon që trupi juaj të eliminoj dritën dhe kështu që ju mund të flini natën, ndërkaq në mëngjes kur del dielli, trupi juaj fillon që të prodhojë melatoninë në mënyrë që ju të zgjoheni. Në kohën kur ka shumë re dhe shi, prodhimi i melatoninës është i lart, prandaj ju nuk mund të flini.

Serotoninë e pamjaftueshme

Ashtu sikurse qielli me re i shkakton trupit tuaj prodhim të tepruar të melatoninës, po ashtu në trurin tuaj nuk prodhohet sasi e mjaftueshme e serotoninës. Serotonina është një neurontransmetues që është i lidhur me lumturinë. Kur hani ushqim ju prodhoni seratoninë por rrezet e diellit në prodhimin e këtij hormoni kanë një rol të madh. Prandaj, kur ka më pak diell, truri prodhon më pak serotoninë gjë e cila bën që të ndjeheni të depresionuar dhe të keni mungesë të motivimit. Për këtë arsye jeni pak dembel dhe të përgjumur në ditët me shi.

Tingujt qetësues

Zhurma kur pikat e shiut bien në dysheme, dritare apo çati krijojnë një lloj tingulli. Ky tingull mund të jetë ritmik dhe nëse është i tillë, ky tingull hynë në trurin tuaj dhe shndërrohet në një ninullë qetësuese gjatë gjithë ditës. Pra efekti i kësaj zhurme mund t’ju sjell më shumë gjumë.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top