Në fokus

July 31, 2018 | 9:10

Atje ku pushteti mbizotëron, dashuria mungon… Disa nga thëniet më të spikatura të Carl Jung

Carl Gustav Jung (26 korrik, 1875 – 6 qershor, 1961) ishte psikiatër dhe psikoanalist zvicerian, i cili themeloi psikologjinë analitike. Puna e tij nuk kishte ndikim vetëm në psikiatri, por gjithashtu edhe në antropologji, arkeologji, letërsi, filozofi dhe në studimet e tjera religjioze.

Si një shkencëtar i shquar, ai tërhoqi vëmendjen e psikoanalistit vjenez Sigmund Freud, i cili tek Jungu gjeti potencialin e një trashëgimtari për shkencën e tij të re, Psikoanalizën.

Idetë e tij dhe metodat terapeutike kanë ndihmuar shumë njerëzve me probleme psikologjike, jo vetëm në rastet e sëmundjeve të lehta psikologjike, por edhe në rastet e çrregullimeve të rënda siç janë psikozat, çrregullimet e personalitetit, si dhe problemet e varësisë.

Në vijim, do t’ju njohim me disa nga shprehjet e tij që kanë spikatur për dekada me radhë…

25 thënie nga Carl Jung

  1. Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë, deri kur ta pranojmë atë. Dënimi nuk çliron, ai vetëm shtyp.
  2. Pamja juaj do të bëhet e qartë, vetëm kur të mund të shihni brenda zemrës tuaj. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjoheni.
  3. Lavjerrësi i mendjes luhatet mes arsyes dhe mosarsyes, jo mes të drejtës dhe të gabuarës.
  4. Një grua veçanërisht e bukur, është një burim terrori. Si rregull, një grua e bukur është një zhgënjim i tmerrshëm.
  5. Aty ku dashuria sundon, nuk ka vullnet për pushtet dhe atje ku pushteti mbizotëron, dashuria mungon. Njëri është vetëm hije e tjetrit.
  6. Në të gjithë kaosin ka një kozmos, në të gjithë mungesën e rendit, ka në fakt një rend të fshehtë të gjërave.
  7. Krijimi i diçkaje të re nuk arrihet përmes intelektit, por përmes instinktit, që vepron nga nevoja e brendshme. Mendja krijuese luan me objektet që do.
  8. Takimi i dy personaliteteve është si kontakti mes dy substancave kimike: nëse ka një reaksion, të dy ata ndryshojnë.
  9. Një burrë që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer asnjëherë ata.
  10. Njeriu i shëndoshë nuk i torturon të tjerët – zakonisht janë pikërisht të torturuarit, që torturojnë.
  11. Çdo formë varësie është e keqe, qoftë kjo varësi nga alkooli, droga, apo idealizmi.
  12. Fëmijët edukohen nga ajo që i rrituri është, dhe jo nga ajo që thotë.
  13. Ne nuk duhet të pretendojmë që ta njohim botën vetëm përmes intelektit. Gjykimi i intelektit është pjesërisht i vërtetë.
  14. Njeriu ka nevojë për vështirësitë; ato janë të domosdoshme për shëndetin.
  15. Gjithçka varet nga mënyra si ne i shohim gjërat dhe jo si ato janë.
  16. Neuroza është gjithmonë një zëvendësuese për vuajtjet legjitime.
  17. Të gjitha veprat e njeriut e kanë origjinën tek fantazia krijuese. Atëherë, ç’të drejtë kemi ne që të zhvlerësojmë imagjinatën?
  18. Tkurrja prej vdekjes është diçka e pashëndetshme dhe jonormale, që na rrëmben qëllimin e pjesës së dytë të jetës.
  19. Çdo gjë që na irriton tek të tjerët, mund të na shpjerë drejt kuptimit të vetvetes.
  20. Edhe një jetë e lumtur duhet të ketë një masë errësire, pasi fjala “e lumtur” do ta humbte kuptimin, nëse nuk do të ekuilibrohej prej trishtimit. Është shumë më mirë që t’i marrësh gjërat ashtu si vijnë, me durim dhe gjakftohtësi.
  21. Gabimet, mbi të gjitha, janë bazament i së vërtetës dhe nëse dikush nuk e di se çfarë është një gjë, është një përparim në njohje nëse të paktën arrin ta di se çka nuk është.
  22. Mos e mbaj dikë që do të largohet. Përndryshe nuk do të njohësh atë që vjen.
  23. Njerëzit do të bënin gjithçka, mjafton vetëm të shmangin përballjen me veten e tyre…
  24. Barra më e rëndë për një fëmijë janë… jetët e pajetuara të prindërve!
  25. Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrige, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë.

 

Burimi / http://supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top