Lifestyle

July 5, 2018 | 11:36

Ka edhe kështu, njihuni me mbështetësen e poli-dashurisë, jeton me tri të dashurit e saj

Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Chorlton, në Mbretërinë e Bashkuar. Siç raportohet, Mary Crumpton është martuar që nga mosha 20 vjeçe me Tim, por ajo ka edhe tre burra të tjerë: John, Michael dhe James. Në fakt, në fund të majit ajo është martuar me John. Por, meqë poli-dashuria është e paligjshme në Angli, ajo vendosi të flasë për historinë e saj.

“U rrita në një mjedis shumë tradicional – shpjegon ajo. Unë kisha një të dashur dhe isha monogame. Në moshën 20 vjeç u martova dhe u transferova në Chorlton me idenë e shpenzimit të pjesës tjetër të jetës sime me burrin tim. Unë kurrë nuk e kisha menduar se mund të kisha një marrëdhënie me dikë tjetër. Ndonjëherë ndjeja diçka për burra të tjerë, por menjëherë ndjehesha fajtore dhe mendova se ishte një shenjë se nuk e doja mjaftueshëm burrin tim. Ideja që mund të doja më shumë se një person, u ngul në kokën time kur takova një person në një klub dhe që kishte më shumë se një partner. Unë kurrë nuk e kisha menduar më parë dhe nuk kisha dëgjuar kurrë për fjalën ‘poli-dashuri’, që do të thotë më shumë se një dashuri. U trondita dhe në të njëjtën kohë u intrigova të dija se si funksiononte gjithçka mes tyre”.

Dhe kështu Maria u “konvertua” në poli-dashuri dhe njohu tre të dashurit e tjerë. Raporte këto të miratuara nga burri i saj Tim. 

“Gjëja më e mirë e kësaj jete – përfundon ajo- është se me më shumë se një partner nuk ka presion që një person duhet të plotësojë të gjitha nevojat e mia”.

 

Burimi / leggo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top