Në fokus

April 4, 2020 | 8:06

Lediana Marku: Autizmin nuk e zgjodhët ju, ndaj nuk është arsye për t’u ndjerë i pashpresë!

 

Të gjithë e dimë sa të vështira kanë qënë sfidat e gjithëpërfshirjes në Shqipëri. Janë me mijëra mësues, mësues ndihmës, psikologë, qëndra me mbwshtetje multidisiplinare  që kujdesen për këta fëmijë. 

Psikologe shkolle

Psikologe shkolle

Një ndihmë shumë e rëndësishme janë mësuesit ndihmës, të cilët kanë lehtësuar integrimin dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve tuaj në shkolla. 

Ju si prindër keni qenë të parët që keni nxitur dhe përhapur ndërgjegjësimin mbi të drejtat dhe mbrojtjen e këtyre fëmijëve. 

Arsimi gjithëpërfshirës nxit në mënyrë të veçantë respektimin e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta. Keni qenë ju të parët si prindër që keni ngritur zërin që fëmijët tuaj janë ndryshe, duke u fokusuar tek aftësitë e tyre.

Këshilla që ju japim është:

Në çdo moment të suksesit apo të dështimit, të mos mendoni kurrë se jeni vetëm apo ta quani atë si diçka personale. Paragjykimet hidhini pas krahëve. Në këtë mënyrë do të fitoni mbi AUTIZMIN.

Fëmijët tuaj nuk kërkojnë asgjë më shumë nga ajo që kërkojnë të gjithë fëmijët. 

Guxoni, provoni, korrigjoni, pranoni gabimet, dështimet tuaja.

Të gjithë ne besojmë se ata janë fëmijë të mrekullueshëm dhe kanë talente të fshehura. Të gjithë habitemi dhe surprizohemi. 

Ju komunikoni çdo ditë me mësuesit ndihmës. Ata japin detyrat sipas Planit Edukativ Individual.

Ndalemi përsëri tek Ju. 

Jeni ju, që do të zbatoni rutinën e re, duke qëndruar në shtëpi dhe duke strukturuar çdo aktivitet brenda mureve të shtëpisë. 

Ju si prindër keni qenë dhe jeni MODEL. 

Na keni mësuar se si të ballafaqohemi me sfidat e sjelljeve të  fëmijëve tuaj. Ju keni ndryshuar stilin e jetës suaj për të plotësuar ëndrrat e pashprehura të fëmijëve, duke u përballuar me një të ardhme që është shumë e panjohur. Fëmija juaj do të arrijë edhe të bëhet i pavarur, por ndoshta do të jetë i varur nga ju.

Ne e dimë, që frika juaj më e madhe është se çfarë do të bëhet me ta, kur ju nuk do të jeni më. Mos u fokusoni tek ky mendim.  Mendoni për ecurinë e fëmijës. 

Të kesh një fëmijë me Çrregullime të Spektrit Autik nuk është arsye për t’u ndjerë i pashpresë, as i turpëruar apo i stigmatizuar. 

Misioni juaj si prindër është t’i bëni të lumtur fëmijët tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top