Mirëqenie

May 24, 2018 | 12:05

Kafshët janë terapi për njerëzit. Ja të mirat që sjellin…

Që prania e kafshëve në shtëpi është një terapi më vete, kjo nuk ka dyshim, por të flesh me ta në shtrat është një pyetje më vete e cila gjeneron jo pak debat! Shkencëtaret kanë dalë në përfundimin se duhet t’i lejojmë kafshët në shtrat dhe përmes sondazheve mësojmë se mbi 60% e njerëzve që kanë kafshë në shtëpi i lejojnë ato në shtrat. Studimet e fundit kanë dokumentuar një sërë efektesh pozitive që kafshët mund të kenë mbi ne.

Kafshët, besohet se janë burim shqetësimi në krevat, por kjo është e gabuar.

71% e pjesëmarrësve në një studim raportuan se përkëdhelja me kafshët e tyre i ndihmon ata të flenë më shpejtë. Hulumtuesit dolën në përfundimin se prania e një kafshe në krevat rrit ndenjën e kënaqësisë dhe relaksimit mendor dhe fizik. Megjithatë, është e rëndësishme të ndiqen këshillat e mëposhtme në mënyrë që fjetja me kafshët të jetë harmonike dhe mos të shoqërohet me asnjë shqetësim.

-Disa patogjenë dhe sëmundje të kafshëve mund të transmetohen tek njerëzit ndaj sigurohuni që kafshët të jenë tejet të pastra para se të futen në krevatin tuaj.

-Mos harroni t’u tregoni kush është “shefi” në të kundërt do të flini në cep të krevatit teksa kafsha juaj do te zërë më shumë se gjysmën e krevatit.

Disa efekte pozitive që sjell fjetja me miqtë tanë me katër putra:

Ju mbajnë ngrohtë

Nxehtësia që lëshon gëzofi i qenve e i maceve do t’ju mbajë aq ngrohtë saqë do të përqafoni kafshët dhe jo partnerin.

Ju largojnë stresin

Emocionet e tyre, dashuria e pakushtëzuar dhe besnikëria e tyre do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të harroni çdo problem në momentin kur ju jeni me ata. Qentë mund të kuptojnë kur ju jeni nën presion, i trishtuar, apo të zemëruar. Ata do të bëjnë çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni më mirë.

Të bëjnë të ndjeheni më të sigurt

Kjo është jashtëzakonisht e dobishme për ata që jetojnë vetëm në shtëpi. Prania e qenit do t’iu bëjë të ndiheni mirë shpitërisht dhe të harroni çdo gjë rreth jush.

Fjetja me qenin përmirëson humorin tuaj dhe cilësinë e gjumit.

Vetëm duke dëgjuar frymëmarrjen e tij do të ndjeni qetësi shpirtërore.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top