Këshilla & Arsye

May 29, 2018 | 12:01

Kafshët shtëpiake ndikojnë në suksesin tuaj. Ja se si…

 

Pak gjëra krahasohen me gëzimin e mbajtjes në shtëpi të një kafshe shtëpiake, por jo vetëm për ndjesinë e të mos qenit vetëm apo për argëtimin që të ofrojnë por është vërtetuar shkencërisht se ato kanë mjaft përfitime shëndetësore e mund t’ju shërbejnë edhe për jetën tuaj profesionale.

Kompanitë e mëdha siç është Google apo Amazon janë të njohur me këtë fakt dhe shumë vende pune janë “pet-friendly”.

Gjithashtu mjaft njerëz të suksesshëm në karrierën e tyre mbajnë kafshë shtëpiake dhe ekziston një lidhje për këtë.

Këto janë tri mënyra të vërtetuara shkencërisht që tregojnë se si kontribuojnë kafshët shtëpiake në suksesin tuaj.

Reduktojnë stresin

Shkenca tregon se kafshët mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit dhe ndjenjës së ankthit. Në një studim, rezultoi se qentë reduktonin nivelet e stresit para provimeve dhe Shoqata Amerikane e Zemrës lëshoi një deklaratë zyrtare në vitin 2013 duke vënë në dukje se mbajtja e një kafshe shtëpiake zvogëlon stresin.

Ndërsa shumë të rritur që punojnë jetojnë në një gjendje të vazhdueshme stresi, në vendin e punës dhe hulumtuesit e lumturisë, Annie McKee dhe Emma Seppälä thonë se kjo dëmton rëndë shëndetin mendor dhe emocional, përfundimisht dëmton suksesin tuaj.

Përmirësojnë humorin tuaj

Kafshët shtëpiake mund të ndihmojnë në parandalimin e ndjenjave të trishtimit apo depresionit të butë. Studimet tregojnë gjithashtu se duke luajtur me kafshët shtëpiake mund të nxisni një gjendje shpirtërore pozitive dhe nxit trurin tuaj për lirimin e neurotransmetuesve që të bëjnë të ndihesh mirë si oxytocin që krijon një ndjenjë qetësie dhe serotonin që rregullon humorin tuaj.

Një pikëpamje pozitive për jetën është në të vërtetë thelbësore për suksesin, sipas themeluesit të Virgin Group Richard Branson. Miliarderi thotë se ishte në gjendje të ndërtonte korporatën shumëkombëshe, sepse nuk përqendrohej në aspektet negative të linjave ajrore të tjera dhe atë që ata po bënin gabim.

Ju ndihmojnë të socializoheni

Kafshët shtëpiake jo vetëm që ofrojnë shoqëri, por ato mund të ndihmojnë në nxitjen e ndërveprimeve njerëzore. Një studim zbuloi se personat që mbajnë kafshë shtëpiake kishin 60 % më shumë gjasa se ata që nuk mbajnë për t’u njohur me njerëz të rinj. Shkenca tregon se të kesh miqësi të ngushta mund të të ndihmojë të rritësh qëndrueshmërinë tënde dhe të tërhiqesh nga vështirësitë, një aftësi e nevojshme nëse dëshironi të jeni të suksesshëm.

 

Burimi / scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top