Në fokus

October 2, 2020 | 8:14

Kakao largon kollën

Një princip aktiv që gjendet te kakao mund të jetë një kurë efikase kundër kollës. Ky është rezultati i një studimi anglez. Rreth treqind njerëz të prekur nga kolla kanë marrë pjesë në një test klinik, ku studiuesit u dhanë teobrominë në formë kapsule, dy herë në ditë për dy javë rresh.

Sipas studiuesve të Hull Cough Clinik, teobromina, një alkaloid natyral i pranishëm në bimën e kakaos, ndihmon kundër kollës kronike. Nga rezultatet doli se 60% e pacientëve kishte shenja më të lehta të kollës.

Sipas autores kryesore të studimit, Alyn Morice, shefe e Hull Cough Clinic: “kjo kapsulë, e re në përdorim, duket mjaft efikase. Të konsumoni një pllakëz çokollatë çdo ditë mund të jetë e nevojshme për njerëzit që janë diagnostikuar me kollë të fortë, edhe pse konsumi i përditshëm mund të ketë efekte të padëshiruara, siç është shtimi në peshë”.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top