Aktualitet

April 28, 2023 | 9:04

“Kam marrë shumë ‘Jo’ gjatë rrugës”- Winnie Harlow pozon nudo për revistën e njohur dhe tregon gjithçka rreth suksesit të saj

Modelja e njohur Winnie Harlow është shfaqur në top formë deksa ka pozuar për revistën “Women’s Health” nudo. Duke folur për të gjithë rrugëtimin e saj, modelja e njohur zbuloi frymëzimin që gjeti për nofkën e saj Winnie, temat e paragjykimit në industrinë e modës dhe mënyrën se si ajo ka arritur drejt majave të suksesit, pavarësisht betejave.

26-vjeçarja e cila vuan nga vitiligo tha se:

“Kam marrë shumë ‘Jo’ gjatë rrugës deri këtu ku jam”.

Winnie fitoi famë në vitin 2014 si konkurrente në serialin televiziv amerikan “America’s Next Top Model”. Por përpara se të njihej si modelja Winnie, ylli lindi me emrin origjinal Chantelle dhe vendosi të vinte një pseudonim për profilin e saj në Facebook si adoleshente. Duke u mbështetur në dashurinë e saj për arushin e famshëm ‘Winnie the Pooh’ dhe ikonën Marilyn Monroe, frymëzimi i së cilës ishte Jean Harlow, ajo arriti në strukturimin e emrit tashmë ikonik.

“Vetja ime më e re gjithmonë besonte në fuqinë e besimit, forcës dhe këmbënguljes, ndërsa mësoi cënueshmërinë dhe duke qenë vetvetja autentike. Kam marrë shumë ‘Jo’ gjatë rrugës, por thjesht e kalova. Arritja e qëllimeve të mia me shikimin e botës ka qenë ndonjëherë e frikshme.”

Pasi dikur u bullizua për lëkurën e saj, bukuroshja tani është një promovuese e pozitivitetit të trupit dhe dashamirësisë ndaj vetvetes. Harlow tha:

“Është bukur që mund të ndihmoj të frymëzoj besim te njerëzit, pavarësisht se nga çfarë sfere të jetës janë. M’u desh kohë për të pranuar trupin tim.”

 

 

 

Në vitin 2016, Winnie bëri histori kur u bë modelja e parë me vitiligo që sfiloi në shfaqjen e modës së “Victoria’s Secret”. Që atëherë, ajo ka dominuar në pasarela për një numër shtëpish të famshme të modës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top