Ashtu si forma e gjirit dhe areola, zona e errët që rrethon thithat, edhe këto të fundit janë ndryshe nga njëri person në tjetrin. Thithat ndryshojnë nga forma, madhësia, ngjyra dhe drejtimi. Disa nga më të zakonshmet janë:
Me gunga: gungat e vogla rreth areolave, të njohura si gjëndrat Montgomery, janë më të dukshme në disa thitha.
Të dala nga jashtë: janë të ngritura dhe dalin nga areolat.
Të futura nga brenda: tërhiqen nga brenda në vend që të dalin jashtë si thithat e ngritura.
Të sheshta: janë në nivelin e areolës, megjithëse mund të ngrihen me stimulim.
Me qime: është krejt normale që qimet të rriten rreth thithave dhe disa kanë më shumë.
Shumë të ngritura: qëndrojnë të ngritura, më shumë se thithat e dala nga jashtë, edhe pa stimulim.
Të fryra: si areola ashtu edhe thitha janë të ngritura.
“Supernumerary”: të pasurit një thithë shtesë; është shumë normale.
Thithat e vogla
Thithat e mëdha
Mund të vini re ndryshime në madhësinë, formën dhe ngjyrën e gjirit me kalimin e kohës. Shpesh, këto ndryshime lidhen me luhatjet hormonale, rritjen në moshë ose dukuri të tjera natyrore. Sidoqoftë, ekzistojnë disa simptoma që mund të jenë shenjë e një gjendjeje shëndetësore, përfshirë edhe kancerin e gjirit, si:
– butësi ose dhimbje të pashpjegueshme
– skuqje ose mavijosje të pashpjegueshme
– sekrecion jonormal ose me gjak
– gunga ose ënjtje në indet e gjirit
– një ndryshim i papritur
Burimi / Anabel Magazine
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.