Studim

February 15, 2018 | 11:30

Kanceri i vezoreve nuk fillon nga vezoret

Sipas një zbulimi të ri kanceri i vezoreve nuk fillon nga vezoret. Studimi ka konfirmuar se sëmundja vdekjeprurëse fillon me tubat e fallopit.

Në të njëjtën kohë zbulimi i jep shpresë kërkuesve për zhvillimin e metodave më të mira të zbulimit dhe parandalimit të kancerit të vezoreve si edhe nxjerr në pah realitetin alarmues, që shumë pak dihet mbi sëmundjen.

Kanceri vezoreve është quajtur “vrasës i heshtur”, sepse nuk ka një mënyrë efektive për ta kontrolluar atë dhe është diagnostikuar përgjithësisht në fazat e mëvonshme.

Kanceri i vezoreve është shkaku i pestë kryesor i vdekjes në mesin e grave me kancer, duke vrarë 14,000 gra në SHBA çdo vit.

Dy studime që identifikojnë tubin fallopian si burim të kancerit u realizuan në tetor vetëm gjashtë ditë larg njëri-tjetrit, duke hedhur dritë mbi sëmundjen për të cilën mjekët  dinë shumë pak krahasuar me kancerët e tjerë.

Studimet arritën në përfundimin se shumica e rasteve të kancerit të vezoreve fillojnë në tubat fallopian.

Burimi / oranews.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top