Në botën tonë moderne, një mashkull që çdo femër do dëshironte ta kishte, ndoshta ka më shumë të bëjë me qëndrimin e tij dhe sjelljen sesa statusi i tij në shoqëri.
Ja disa karakteristika të një mashkulli të tillë, sipas ekspertëve:
- Qëllimet e tij janë të mira
Ky mashkull ndoshta jo gjithmonë thotë ose bën gjërat e duhura, por ai përpiqet. Për të primare është ta bëjë botën më të mirë sesa e gjeti. Qëllimi i tij është: të bëjë ndryshime pozitive në jetë.
- Ai respekton nevojat e të tjerëve
Ndoshta ju në një marrëdhënie keni nevojë për mbajtjen e një niveli të shëndetshëm të pavarësisë. Një kavalier i vërtet e respekton këtë gjë. Ai respekton hapësirën dhe nevojat tuaja, duke treguar mirëkuptim të plotë.
- Kujdeset për veten e tij
Nëse një mashkull zgjedh të shkatërrojë mendjen dhe trupin e tij duke abuzuar, kjo tregon se në marrëdhënie me të tjerët ai do jetë po njësoj. Nëse dikush nuk do veten e tij, mos prisni që të kujdeset mirë për të tjerët.
- Ai di si të mbajë qëndrimin e duhur
Ai bisedon me tjetrin me argumente pa qenë e nevojshme, t’i imponojë asgjë. Në fund të fundit, gjithsecili ka mendimin e tij, por ky mashkull shpreh bindjet e tij me qetësi.
- I bën vet gjërat, pa u ankuar
Kur dilni në takim me një mashkull të tillë, ju nuk e dini se ai nuk ju sheh si mamanë e tij, por me rëndësi për të është të keni tërheqje fizike dhe mendore. Një mashkull xhentil nuk ankohet pse gruaja e tij nuk ka gatuar, por ai përpiqet vet t’i bëjë gjërat.
- Ju bën njeriun kryesor në jetën e tij
Nëse ai nuk do kishte kohë dhe interes për ju nuk do ju bënte pjesë e jetës së tij. Ky mashkull nëse vendos të jeni pjesë e jetës së tij, ju bën parësore në të. Ai ju bën të ndiheni personi më i rëndësishëm.
- Ai ka vetëkontroll
Një mashkull kavalier, nuk ju transmeton kurrë ndjenjën e pasurisë. Ai ju përcjell ju besim dhe ngrohtësi. Vetëkontrolli i tij është një ndër gjërat më të mrekullueshme që një femër ka nevojë.
- Ai është falënderues
Ai e shikon botën të mrekullueshme dhe në shumicën e rasteve është falënderues për gjërat që ka. Duke qëndruar me këtë mashkull, vetëm lumturi do keni, pasi nuk i shikon gjërat me negativitet.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.