Marrëdhënie

December 4, 2018 | 14:09

Karakteristikat e një mashkulli që çdo femër do të donte ta kishte përkrah

Në botën tonë moderne, një mashkull që çdo femër do dëshironte ta kishte, ndoshta ka më shumë të bëjë me qëndrimin e tij dhe sjelljen sesa statusi i tij në shoqëri.

Ja disa karakteristika të një mashkulli të tillë, sipas ekspertëve:

  1. Qëllimet e tij janë të mira

Ky mashkull ndoshta jo gjithmonë thotë ose bën gjërat e duhura, por ai përpiqet. Për të primare është ta bëjë botën më të mirë sesa e gjeti. Qëllimi i tij është: të bëjë ndryshime pozitive në jetë.

  1. Ai respekton nevojat e të tjerëve

Ndoshta ju në një marrëdhënie keni nevojë  për  mbajtjen  e një niveli të shëndetshëm të pavarësisë. Një kavalier i vërtet e respekton këtë gjë. Ai respekton hapësirën dhe nevojat tuaja, duke treguar mirëkuptim të plotë.

  1. Kujdeset për veten e tij

Nëse një mashkull zgjedh të shkatërrojë mendjen dhe trupin e tij duke abuzuar, kjo tregon se në marrëdhënie me të tjerët ai do jetë po njësoj. Nëse dikush nuk do veten e tij, mos prisni që të kujdeset mirë për të tjerët.

  1. Ai di si të mbajë qëndrimin e duhur

Ai  bisedon me tjetrin me argumente pa qenë e nevojshme, t’i imponojë asgjë. Në fund të fundit, gjithsecili ka mendimin e tij, por ky mashkull shpreh bindjet e tij me qetësi.

  1. I bën vet gjërat, pa u ankuar

Kur dilni në takim me një mashkull të tillë, ju nuk e dini se ai nuk ju sheh si mamanë e tij, por me rëndësi për të është të keni tërheqje fizike dhe mendore. Një mashkull xhentil nuk ankohet pse gruaja e tij nuk ka gatuar, por ai përpiqet vet t’i bëjë gjërat.

  1. Ju bën njeriun kryesor në jetën e tij

Nëse ai nuk do kishte kohë dhe interes për ju nuk do ju bënte pjesë e jetës së tij. Ky mashkull nëse vendos të jeni pjesë e jetës së tij, ju bën parësore në të. Ai ju bën të ndiheni personi më i rëndësishëm.

  1. Ai ka vetëkontroll

Një mashkull kavalier, nuk ju transmeton kurrë ndjenjën e pasurisë. Ai ju përcjell ju  besim dhe ngrohtësi. Vetëkontrolli i tij është një ndër gjërat më të mrekullueshme që një femër ka nevojë.

  1. Ai është falënderues

Ai e shikon botën të mrekullueshme dhe në shumicën e rasteve  është falënderues për gjërat që ka. Duke qëndruar me këtë mashkull, vetëm lumturi do keni, pasi nuk i shikon gjërat me negativitet.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top