Këshilla & Arsye

October 20, 2016 | 9:20

Karrotat e paprera, të shkëlqyera kundër kancerit

 Ju pëlqejnë karrotat? Gatuajini pa i prerë në copa.

Sipas studiuesve të Universitetit të Newcastle në Britaninë e Madhe, karrotat e paprera, pas gatimit, përmbajnë 25% më shumë falkarinol, substanca e tyre kryesore që vepron kundër kancerit. Por jo vetëm kaq: siç rezulton nga një test i bërë me 100 njerëz, karrotat e paprera kanë edhe më shumë shije.

“Gjithçka varet nga fakti se karrotat humbasin më shumë substanca, nëse priten në copa e më pas gatuhen” – shpjeguan studiuesit gjatë një kongresi në Lilla (Francë). Këshilla e studiuesve është: “blini tenxhere më të mëdha, që të keni mundësi të gatuani karrotat e paprera.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top