Disa ditë më parë ajo u kritikua për pamjen e saj nga shumë njerëz dhe kështu për darkën gala në Norvegji, ku u shfaq me një fustan si perëndeshë e vërtetë greke. Gruaja e bukur e Uilliamit i magjepsi të gjithë teksa u shfaq në dasmë me një fustan ngjyrë pjepri dhe byzylykë diamanti që i përkisnin Lady Diana.
Edhe për të, ashtu si në një rast tjetër, kunata e ardhshme, Meghan Markle po bënte të njëjtën gjë, me taka të larta dhe vezulluese. Dukesha ka pirë dhe ngritur dolli, por ka dhuruar edhe buzëqeshje, duke fituar vëmendjen e gjithë të pranishmëve. Barku i rrumbullakosur në muajin e gjashtë ishte fshehur mirë nën tylin e papërshkrueshëm, por që në sytë e të gjithëve binin më shumë në pah bizhuteritë e vërteta.
Disa ditë më parë Middleton mbante një byzylyk margaritar dhe vathë që i përkisnin princeshës së zhdukur të Uellsit. Mbajtja e veshjeve të çmuara të Lady Diana u interpretua nga anglezët si një mënyrë e qartë për ta nderuar atë.
Përgatiti Orjona Tresa / Tgcom.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.