Dukesha e Kembrixhit ka mbërritur për të bërë nderimet e saj në shërbimin përkujtimor të Princit Philip në Westminster Abbey, me një fustan elegant me pika. Fustani i zi me rrip ‘Alessandra Rich’ përmban mëngë të gjata me detaje qepjeje dhe zbukurim elegant me kopse argjendi në njërën shpatull.
Fustani i mëndafshtë është i prodhimit italian dhe i formësuar në një siluetë të viteve 1980, me një qafë të lartë, mëngë me shpatulla të fryra dhe një fund të palosur me bel. Ajo e kompletoi fustanin me vathë perla, një kapele të zezë me detaje pupla të bardha dhe një çantë dore ngjyrë krem. Dukeshës iu bashkua bashkëshorti William dhe dy fëmijët e tyre më të mëdhenj George dhe Charlotte.
Kjo nuk është hera e parë që Kate vesh një fustan me pika, në fakt, ajo është një fanse e madhe e tyre.
Përgatiti K.I / Burimi metro.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.