Lifestyle

September 28, 2016 | 9:23

Katie Price dëshiron të “frymëzojë” gratë të qëndrojnë me partnerët tradhtar

1“Gjëja më e mirë që bëra ishte QËNDRIMI”. Katie Price shpreson që  libri i ri i saj “Reborn” do të frymëzojë gratë e tjera për të qëndruar me partnerët e tyre tradhtar.

Nëna e pesë fëmijëve përshkruan në libër të gjitha pabesitë e bashkëshortit.

Ajo ka zbuluar se e ka falur burrin e saj Kieran Hayler, i cili e ka tradhëtuar me “mikeshat e saj më të mira”.

Katie insiston se nuk ndihet e keqardhur për qëndrimin me burrin, i cili është trajtuar për varësinë ndaj seksit.

Ajo tha për The Telegraph: “Unë jam e kënaqur që e kam bërë. Gjëja më e mirë që bëra ishte të qëndroja me të. Unë shpresoj që, në qoftë se femrat e tjera do të lexojnë librin, mund të frymëzohen dhe të bëjnë të njëjtën gjë. Është e lehtëtë ikësh, por një grua e fortë qëndron dhe punon me të “.

Megjithatë nëna 38- vjeçare nuk thotë të njëjtat fjalë për miken e ngushtë që shkoi në shtrat me bashkëshortin.

“Unë e urrej atë. Ajo ende nuk ka kërkuar falje. Ajo natyrisht që nuk ishte një mike e vërtetë. Unë isha shoqja e saj më e mirë dhe kam bërë gjithçka për të” , thotë ajo.

Po ju do e falnit një partner tradhtar?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top