Lifestyle

September 26, 2018 | 11:00

Këngëtarja 5 vjet luftë me depresionin: “Mos harroni, komentet negative mund të lëndojnë ndjenjat e dikujt”

Selena Gomez është një nga personazhet e famshëm që ka më shumë ndjekës në Instagram se çdokush tjetër, por pavarësisht kësaj këngëtarja ka vendosur të heqë dorë për disa kohë nga rrjetet sociale.

Në një video të postuar në Instagram, Selena iu përgjigj pyetjes së disa fansave ku foli dhe për betejën me depresionin.

“Depresioni ishte pjesë e jetës sime për 5 vite,”-tha ajo. “Mendoj se para se të mbushja 26-vjeç, ishte një periudhë e çuditshme e jetës sime, ku mendoj se isha një ‘autopilot’ për rreth pesë vite. Thjesht duke ecur përmes kësaj dhe duke zbuluar se kush jam, duke bërë më të mirën e mundshme, me ngadalë por me siguri arrita këtu ku jam sot.”

Selena u shpreh: “Çdo herë që përpiqesha të bëja diçka të drejtë, çdo herë që përpiqesha të bëja diçka të mirë, ndihesha sikur njerëzit po më mënjanonin, duke më krijuar frikën se çfarë njerëzit do të thonin.”

Gomez vuri në dukje kritikat që vijnë në mediat sociale, para se të merrte pak pushim nga Instagram.

“Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak,”-shkruajti Selena. “Vetëm mos harroni, komentet negative mund të lëndojnë ndjenjat e dikujt.”

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top