Lifestyle

June 10, 2016 | 13:22

Keni një gisht më të madh se tjetri? Fajësojni varësinë ndaj celularit

Sipas “O2 Mobile Life Report”, një studim i ri ka gjetur se rreth 30 për qind e përdoruesve të telefonave kanë vënë re ndryshime fizike në trup.

Disa nga ndryshimet kryesore janë ndryshimet në formën e gishtërinjve, që ndodh për shkak të mbajtjes së tyre në ekran të ndjeshëm me prekje.

Sipas studimit të fundit, telefonat “smart” kanë bërë një ndryshim të vogël në trupin e njeriut në pak vjet.

Ndryshim tjetër është edhe rritja e gishtit të madh të dorës, që përdoret mbi ekran, është 15 për qind më i madh se gishti i madh i dorës së tjetër.

Kjo për arsye se muskujt e atij gishti janë në funksion më tepër.

“Muskujt e gishtit të madh janë shumë të ndërlikuar dhe janë të vendosur në bazën e gishtit si dhe në parakrah, andaj një rritje e aktivitetit në ‘gishtin e telefonit’ mund të forcojë muskujt dhe të fryjë këta muskuj”, ka thënë Nicola Goldsmith, terapeut i dorës.

Disa madje thonë se ata kanë filluar të përjetojnë “dridhje fantazmë” ndjesi sikur telefonat në xhapat e tyre po bien, kur kjo nuk është e vërtetë.

Një në pesë thonë se ata nuk mund të rrinë 1 ditë pa telefon, ndërsa po i njëjti numër pranojnë se bien në gjumë me telefonin në duart e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top