Në fokus

November 2, 2017 | 20:37

Kërcënimet për vetëflijim po kthehen në zakon. Ky është shpjegimi i psikologes për fenomenin

Nga  Anisa Xhani

1

 

Kërcënimi se do t’i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësistë është kthyer një një zakon të keq në vendin tonë. Rasti i fundit ishte pikërisht sot.

Elina Bregaj, rreth 35-vjeç, nënë e dy fëmijëve, e cila prej mëngjesit të sotëm kërcënonte se do të hidhej nga oxhaku i TEC-it, ka zbritur pas nëntë orësh. Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ndërsa kanë qenë zjarrfikësit ata që bënë të mundur që Bregaj të zbriste. Shkak për aktin u bë kalimi i saj në trurnin e tretë te pastrimi, propozim i cili nuk është pranuar nga 35-vjeçarja.

Ndërkohë që të tjera raste janë raportuar nga mediet.

  • Një çift të moshuarish Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari kanë hipur në një vinç pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë, duke kërcënuar se do të hidhen.
  • Xhemal Zhuri, nga Tirana një ish i përndjekur ka ndërrmarrë të njëjtin veprim
  • Qazim Bruka u ngjit në një oxhak në Laprakë nga ku pretendonte se do të hidhej.

Fatmirësisht asnjë rast nuk ka arritur në tragjedi, por është një verim që edhe pse mbart dramë, po kthehet në qesharak nëpër biseda.

Lidhur me këtë situatë kërkuam edhe mendimin e psikologes.

Adelina Pjetra Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Sa ndikojnë situata të tilla tek njerëzit që ndjekin në tension ngjarje të tilla?

Shumë pak njerëz e kuptojnë realisht se çfarë shkaktojnë ngjarje të tilla tek secili prej tyre.  Një ngjarje traumatike lë gjurmë në identitetin e çdo individi, duke sjellë ndryshime në mënyrë të përceptuarit apo të jetuari. Për të shpjeguar më qartë. Në çdo ngjarje traumatike të shkaktuar kemi 6 tipe viktimash të mundshme ndaj së njëjtës histori.

Niveli i Viktimave:

  • Viktima te Tipit të parë, personi i lidhur drejtpërdrejt me ngjarjen
  • Viktima e tipit të dytë, të afërm apo persona të dashur të viktimes së tipit të parë
  • Viktima te tipit të tretë, personeli i ndihmës së shpejtë ( policia –mjekët-infermierët)
  • Viktima të tipit të katërt, komuniteti i ndodhur( i përfshirë) në atë ngjarje
  • Viktima të tipit të pestë, individë me çrregullim të lehtë të ekuilibrit psikik, edhe pse nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje, mund të reagojnë me një shqetesim emocional.
  • Viktima të tipit të gjashtë, persona që mund të kishin qënë vetë të njëjtat viktima më atë të tipit të parë, por ndiejnë që kanë qenë ndikues për veprimet e viktimës së tipit të parë.

Duke kuptuar nivelin e viktimizimit nga çdo ngjarje traumatike , shikohet qartë që përjetimi dhe ndikimi është më i fuqishëm se ajo që duket në sipërfaqe. Ose që mendohet që mund të harrohet apo të tejkalohet lehtë. Shumica e individëve që vijnë në terapi shfaqin shqetësime dhe simptoma që nuk e kuptojnë apo kujtojnë se si janë krijuar tek ata . Por ne si Psikologë nuk harrojmë t’i kushtojmë vëmendjen e duhur edhe ngjarjeve të tilla , që janë të dëgjuara, ose të treguara nga të tjerë për të kuptuar çfarë ndikimi kanë pasur tek secili individ në mënyrë specifike.

Sa justifikohen veprime të tilla ekstreme?

Disa individë nuk arrijnë t’i përballojnë mirë ndryshimet që i sjell jeta. Ata ndihen të çorientuar, të humbur pa një busull orientuese, nuk mendojnë qartë dhe ndërmarrin vendime vetëlënduese për t’i dhënë fund vuajtjes së madhe që ndjejnë,të cilën nuk mund ta mbajnë nën kontroll. Më poshtë do mundohem të sqaroj pak më tepër mbi këtë pikë.

Çfarë ndodh gjatë një eventi kritik në jetën e një individi ?

Gjatë gjithë kohës që mendja jonë është e zënë për të përballuar një detyrë, të kënaqshme ose të pakënaqshme qoftë ( një provim, një pushim, një garë , një martesë etj ) organizmi ynë aktivizohet duke u përgatitur për një situatë të mirë. Nëse situata është veçanërisht komplekse ose personi veçanërisht e paraqet këtë status, gjendja bëhet problematike në formen e ankthit, frikës dhe panikut.

Kur frika transformohet në panik :

-pengon reflektimin dhe mendimet

-pengon organizimin e një pergjigje të përshtatshme

-provokon reaksione të pakontrollara, impulsive, sjellje e çorganizuar dhe jo finale

-aktivizon reagime primitive ( arratisje drejt rrezikut)

-induktojnë çorientim të hapsirës temporale, konfuzionmendor, negativitet, emocione të mpira, anestezi emotive, efori inatentike, impulsivitet i pakontrolluar

-dëmton një organizim të përshtatshëm  të mendimit dhe të veprimit, kujdesin në vetëpërqëndrim

-gjendje emotive e ngurtësuar

Por çfarë e krijon stresin tek individët?

-psikologjia e të kaluarës

-pritshmeritë tona për të ardhmen, domethënia e jetës

-pyetjet tona dhe presioni i brendshëm dhe i jashtem kombinojnë dhe prodhojnë një ngarkesë totale të përbërë nga shumë elemente konfliktuale që reklamojnë vëmendjen tonë

-ndonjehere sforcimi  për të kontrolluar këto pyetje mund të sjellë një pyetje apo presion tjetër

Stresi akut mund të vijë nga rrethana të zakonshme, si karakteristikë e stresit peritraumatik ekstrem: shqetësime në të cilat  simptomat shfaqen përgjate ose menjëhere pas eksperincës traumatike dhe janë të karakterizuara nga reaksione të kuptueshme që sjellin një demtim të realitetit, të komunitetit, mësimit ( apo rimarrjes) të aktivitetit në kohën e lirë, kujdesin ndaj vetes ose aktivitetit shkollor dhe punës.

Pra Stresi akut: është tipi më i zakonshem i stresit, kryesisht me komplekse të perditshme, që nuk arrijmë t’i trajtojmë .

 

Asnjëherë nuk duhet neglizhuar apo nënvlerësuar një deklaratë apo mendim për vetëvrasje, duhet kushtuar vëmendja e duhur personit që e thotë këtë, sepse është një formë minimale e të kërkuarit ndihmë (sipas mënyrës së tij/saj) .

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top